TIRANE- Javën e kaluar janë prerë edhe një pjesë tjetër e konsiderueshme e pemëve në lulishten e njohur të kryeqytetit, duke lënë shumë pak nga lulishtja e dikurshme.
Janë prerë thuajse të gjitha pemët që do ta ndajnë xhaminë nga godina e parlamentit dhe janë lënë vetëm dy selvi. Gjithashtu si pasojë e punimeve që kanë nisur në këtë zonë, janë mbyllur edhe dy lokalet e fëmijëve së bashku me këndet e lojrave që ndodheshin në këtë zonë.
Ndërsa prerja e pemëve ka avancuar thuajse në të gjithë sipërfaqen e lulishtes dhe larguar kështu bizneset që ishin përreth saj. Flitet që përveç xhamisë, në pjesën ku ndodheshin lokalet e fëmijëve do të ngrihen dy qendra biznesi shumëkatëshe, por bashkia e mohon këtë fakt.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com