Qindra banorë të luginës së Drinit të Zi kanë protestuar sërish në qendër të Maqellarës, për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi Drin, ndërkohë që pretendojnë se tokat e tyre nuk janë regjistruar, pavarësisht se ato preken nëse ky projekt zbatohet.
Bëhet fjalë për hidrocentralin e Katundit të ri dhe atë të Skavicës.
Kryetari i shoqatës së Drinit të Zi u bëri të ditur se në dy brigjet e Drinit pjesa më e madhe e tokave janë të pa regjistruara, dhe nuk ua kanë rregjistruar ndoshta qëllimisht , por keto janë toka të trashëguara dhe jo toka të falura me ligjin 750 .
Tre ditë më parë zv/Ministri i Energjitikës Ilir Bejtja mbajti një dëgjesë publike në Katundin e Ri.
Sipas banorëve protestues, zyrtarët e Energjitikës zgjodhën Katundin e ri për të organizuar këtë dëgjesë, për persona që nuk preken nga këto projekte.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com