SHBA- Ethan Schlussler, për t`u ngjitur në shtëpinë e tij mbi pemë krijon ashensorin e çuditshëm, duke përdorur biçikletën. Akush nuk pretendon të jetojë në mes të natyrës dhe të ketë edhe të gjitha kushtet e nevojshme, por Ethan e ka bërë diçka realitet.
Mjafton vetëm pak fantazi dhe mund të gjenden alternativat e duhura për t’i krijuar vetes disa kushte komode.
Ethan Schlussler, krijoi shtëpinë e ëndrrave të tij mbi pemë, në Sandpoint, një qytezë bregdetare në shtetin e Idaho në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas krijimit të shtëpisë mbi pemë, atij i duhej të ngjitej e të zbriste nga pema me shkallë, kështu që iu desh të bënte këtë shpikje natyrale, këtë ashensor, i cili funksionon nëpërmjet pedalimit të një biçiklete.

Ka krijuar këtë sistem të ngjitjes dhe zbritje, duke bërë edhe disa modifikime tek biçikleta e tij. Por a është shumë komode kjo lloj mënyre dhe ky ashensor me pedalim?
Duke konsideruar edhe lartësinë që ekziston nga toka deri tek shtëpia mbi pemë, Ethan nuk rrezikon edhe pse ai është shprehur se i ka fiksuar mirë kavot me biçikletën e tij, por në të tilla raste do të ishte mirë të përdorej edhe një kaskë mbrojtëse.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com