TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publike emrat e 651 ish të përndjekurve të cilëve u janë kaluar nëpër llogaritë bankare shumat e dëmshpërblimeve financiare. 602 prej ish të përndjekurve përfitojnë këstin e pestë të dëmshpërblimit, 45 përfitojnë këstin e katërt, 3 këstin e tretë, dhe një këstin e dytë. Emri i çdo përfituesi shoqërohet me numrin e dosjes, Vendimin e Këshillit të Ministrave i cili i ka njohur të drejtën e përftitimit të dëmshpërblimit, numrin e llogarisë bankare, si dhe bankën e nivelit të dytë në të cilën i është derdhur shuma përkatëse.