Janë ndarë grupet e punës për çështjen e Reformës Zgjedhore në vend. Me porosi të bashkëkryetarëve grupet e punës do të takohen të mërkurën për të diskutuar me vijimësinë e këtij procesi.
Grupet e punës janë ndarë si më poshtë:
Sistemi zgjedhor:
Damian Gjiknuri & Bashkim Fino
Myslim Murrizi & Nimet Musaj
Financimi I partive politike:
Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati
Arben Elezi & Ralf Gjoni
Emigrantët:
Alket Hyseni & Adnor Shameti
Korab Lita & Adriatik Alimadhi.
Por në këtë listë bie në sy mungesa e kryetares së grupit Demokrat, Rudina Hajdari megjithëse jo më larg se dje ajo bëri një deklaratë duke thënë se Reforma Zgjedhore duhet të miratohet brenda dhjetorit.
Ndërkohë ditën e enjte do të zhvillohet mbledhja e rashës e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje do të mbahet në orën 9:30, te Salla e Grupit në katin e katërt dhe në rendin e ditës do të ketë Konstituimi dhe raportimin e grupeve të punës si dhe prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHRit për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administrës.
Reforma Zgjedhore është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët për Shqipërinë. Ndërkohë në vend ka sjellë përplasje të forta politike. Ashtu siç bëri me zgjedhjet lokale dhe me Kuvendi, opozita jashtëparlamentare e ka bojkotuar të paktën deri më tani Reformën Zgjedhore.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha së fundmi është tërhequr edhe nga ideja që komisioni për miratimin e Reformës Zgjedhore të drejtohet nga ndërkombëtarët. Sipas tij ata duhen vetëm që të japin ekspertizën e tyre për të çuar para procesin.
Komente

