Ndahen me short 50 shtëpi të reja në Manëz të Durrësit, PD: Bashkia ‘kujtohet’ 40 ditë para zgjedhjeve lokale, përpjekje për të blerë votat

DURRËS- 50 apartamente që janë drejt përfundimit në sitin e pallateve të reja që po ndërtohen në Manëz u hodhën paraditen e sotme në një short publik, që u zhvillua në qendrën Kulturore "Aleksandër Moisiu".

Pas firmosjes së kontratave disa ditë më parë në ambientet e bashkisë Durrës, sot 50 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti iu gëzuan shtëpisë së re që pritet ta marrin në dorëzim brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në shorteun publik ishin gjithsej 50 apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1, që i përkasin banesave kolektive me seksion A-1 dhe B-3, të cilat janë drejt përfundimit.

"Jemi të kënaqur, procedura e shoerteut shumë e ndershme. Kam ndenjur me qira deri tani", tha një përfitues.

"Çdo gjë perfekt dhe me transparencë. Jam e kënaqur shumë, deri tani kam qëndruar në kontejner", tha një tjetër përfituese.

Mirëpo, shpërndarja e apartamenteve nuk është mirëpritur nga Partia Demokratike, e cila akuzon Bashkinë Durrës se ky është një skenar i përgatitur për blerjen e votave, në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

“Blerja e votave filloi. Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Vazhdon bateria zgjedhore që në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Pavarësisht rrethanave, situatave dhe raportit të OSBE/ODHIR për masakrën zgjedhore të 25 prillit, partia shtet sapo nisi me mekanizmat e saj anti-kushtetues për ndikim, tjetërsim apo edhe vjedhjen e votës së qytetarëve durrsakë. Pse pikërisht tani lëvrohen fonde për rindërtim, kur ka familje që më shumë se prej dy vitesh nuk marrin asgjë e janë në qiell të hapur?! Pse bonusi i qirasë me tre muaj prapambetje nis të shpërndahet pikërisht tani në prag të zgjedhjeve?! Qytetarët durrsakë ndihen të vjedhur e të prerë në besë nga premtimet tuaja boshe po kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencën asnjërit prej tyre”, shkruan dega PD në Durrës.

Ky është shorteu i dytë publik që zhvillohet për familjet e pastreha të njësisë administrative Manëz, pas atij të zhvilluar në mesin e muajit nëntor, ku përfituan banesa të reja 42 familje.

Pas fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit, qeveria Rama shpalli me një VKM të posaçme zonën e re për zhvillim në Manëz, ku po ndërtohen 9 banesa kolektive 5 dhe 6-katëshe, ku do të sistemohen rreth 226 familje.

Siti i ri në Manzë përveç njësive të banimit do të ketë zona parkimi, objekte shërbimi, qendër shëndetësore, qendër multifunksionale, kopësht dhe fusha sportive.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 27/01/2022 18:43

    Turp i madh.PD nuk meriton asgje.Sepse edhe kur ben punen ,te kerkon mos e BEJ.Nje deputet sot u qante hallin studenteve per sufllaqet e munguara.Ndersa njerezit i do pa shtepi ,sepse duan kauze per proteste.Tani e gjeten kauzen:-protestoni se po u ndahen shtepine banoreve te demtuar nga termeti.Jo banoreve te vilave te lalesit.Pale po te ndanin sufllaqe,si sufllaqet e protestes se PD.Do thoshin "sa e kane ulur cmimin e votes".

    Përgjigju
  • Ori: 27/01/2022 18:14

    Ju te pd jeniinteresante .pau bere banesat akuza.tani qe njerezitpo marin banesat akuza.cfare muti doni me kripe apo me piper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik