“Doktori” i programit televiziv “Fiks Fare”, Gent Pjetri është zyrtarisht i divorcuar. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e tij për zgjidhje martese, të depozituar pak kohë më parë në këtë Gjykatë. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare pranë Gjykatës, sipas të cilave gjykimi i divorcit mes Genti Pjetrit dhe Gerta Pjetrit u përfundua me një seancë të vetme.