Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd ditën e djeshme ka shqyrtuar të gjitha provat në çështje e ndarjes së trashëgimisë së diktatorit Tito që është zvarritur për më shumë se tre dekada.
“Sot të gjitha provat e marra nga gjykata janë lexuar dhe tani presim vendimin ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Violeta Kociç-Mitacek, avokate e trashëgimtarëve të Titos.
Trashëgimtarët e liderit janë djali i tij Misha Broz dhe nipërit Josip, Zlativa dhe Eduard Broz. Ata dhe shteti po pretendojnë marrjen e një kasaforte në Bankën Kombëtare të Serbisë që përmban mobilie të shtrenjta, koleksione pullash, monedha ari, bizhu, gurë të çmuar dhe ora të shtrenjta .
Gjithashtu edhe anëtarët e ish familjes mbretërore Karadjordjeviç të Jugosllavisë gjithashtu po marrin pjesë në diskutimin e trashëgimisë, duke kërkuar asete që sipas tyre i përkisnin dinastisë dikur.
Avokati i tyre, Zoran Zivanoviç, i tha-”Se ata presin gjithashtu vendimin e gjykatës vitin e ardhshëm”.
“Është e vështirë të presësh një vendim brenda 15 ditësh sepse është një çështje e madhe gjyqësore dhe kërkon shumë punë,” tha Zivanoviç.
Në pasurinë e diktatorit përfshihen edhe vilat dhe makinat e shtrenjta që i shkuan shteteve të formuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com