Ndahet nga jeta aktori shkodran
Lazër Filipi, ka luajtur "Leninin"

Ndahet nga jeta aktori shkodran<br />Lazër Filipi, ka luajtur
Është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të premte në moshën 95-vjeçare, aktori i njohur shkodran, Lazër Filipi. 

Filipi mbahet mend për rolet e "Leninit", "Ali Pash Tepelenës" apo dhe "Napolonit".

Aktori ka luajtur në teatër dhe në filma role me një profil të veçantë ku ka spikatur për korrektësinë në interpretim dhe detaje.  

Lazër Filipi lindi në Shkodër në vitin 1921. Ai përfundoi studimet për aktor në kryeqytetin çek, Pragë.

Aktori jetonte në Tiranë bashkë me familjen e tij. Nesër nga ora 10:00 deri në 12:00 do të zhvillohen homazhet në nderim të tij në Teatrin Kombëtar. 

Kush ishte aktori Lazër Filipi?
Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan, në 1943-shin. Në vitin 1945 vjen aktor në ish-Teatrin Popullor.

Gjatë viteve 1947-1950 kreu studimet në Çeki. Gjatë karrierës së tij interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi, si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj.

Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artistikë në kinematografi. Doli në pension më 1977-ën, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashë Tepelenën, dhe në 2005-ën Napoleon Bonapartin nga drama e Aleksandër Moisiut.

Lazër Filipi ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre