Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Trupi mbërrin nga Athina të martën, ceremonia mortore të enjten! Imzot Joani i Korçës, mbikqyrës

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për shkak të një hermoragjie gastrike dhe shumë organe jetësore humbën funksionin. Fortlumturia e tij u prek nga viroza dhe fillimisht në 30 dhjetor u shtrua në një spital privat në Tiranë, por pas përkeqësimit u dërgua me helikopter në Athinë, ku u vizitua nga krerët më të lartë të qeverisë greke, mes tyre kryeministri grek Mistotakis.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në një postim në Facebook lajmëroI se Janullatos ndërroi jetë rreth orës 07:30 të 25 janarit 2025. Kisha Ortodokse shkruan se "Kryepeshkopi Anastas vdiq si pasojë e mos funksionimit të shumë organeve".

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përfundoi sot (25 Janar) mbledhjen e jashtëzakonshme për vdekjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Nderkohë që Imzot Joani, shpallet si Mbikqyrës. Ja komunikata e Sinodit të Shenjtë dhe vendimet:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

Zi kishtare për 5 ditë, 25-29 janar dhe pritje e trupit të martën e 28 Janarit, në orën 16:00 para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa homazhet nisin menjëherë pas mbërritjes së trupit dhe deri më 29 Janar.

Ceremonia e varrimit e Hirësisë së Tij do të kryhet të enjten e 30 Janarit, në orën 11:00, menjëherë pas Liturgjisë Hyjnore. Gjithashtu u vendos edhe zgjedhja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal, përkohësisht. Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të bëhet në një fazë të dytë. Nesër në Greqi do të mbahet edhe një meshë e veçantë në Athinë.

Në njoftimin zyrtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për ngjarjen thuhet:

“Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin "Evangelismos" të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin "Hygeia" të Tiranës.

Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet. I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij”, shkruan Kisha Orthodhokse Autoqefale.

I lindur në 4 nëntor 1929 në Pire të Greqisë, teolog, shkrimtar dhe profesor emeritus i Universitetit Kombëtar të Athinës, anëtar i Akademisë së Athinës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi ia kushtoi jetën ortodoksizmit dhe la pas një trashëgimi të pasur teksa në vitin 2000 u nominua për Çmimin Nobel për Paqen. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1992. Ndërkohë, në 2017 kishte marrë shtetësinë shqiptare.

Për herë të parë në Shqipëri, mbërriti më 16 korrik 1991. Për ta pritur në aeroportin e "Rinasit" dolën një grup besimtarësh orthodhoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera, por asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare.

U fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, plot 33 vite më parë në moshën 63-vjeçare duke i rezistuar referendumit të vitit 1994 ku qeveria e atëhershme futi në projektligj një nen që i ndalonte udhëheqësit fetarë me nënshtetësi të huaj të ushtronin detyra fetare. Me 6 nëntor Referendumi u rrëzua me votë popullore. Për Shkëlqesinë e tij ardhja në Shqipëri ishte pjesa e tretë e tri periudhave të jetës.

Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli, u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan rreth 200 kisha, si dhe 75 qendra kishtare Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa

Katedralja Ngjallja e Krishtit, e vendosur në qendër të Tiranës e cila është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë është një ndër dhuratat e Hirësisë së tij për popullin shqiptar. Ajo u hap zyrtarisht në 24 qershor 2012, për të festuar 20-vjetorin e ringjalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe zgjedhjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes. Ndërsa i janë akorduar 30 medalje dhe çmime nga vende të ndryshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
Shuhet Kryepeshkopi Janullatos/ Kisha Ortodokse në Amerikë: Figurë e madhe në botën moderne ortodokse

1737832431_anastasjanullatos.jpg

Anastas Janullatos

Kisha Ortodokse në Amerikë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

“Me hidhërim të thellë dhe me shpresën e Ngjalljes, Kisha Ortodokse në Amerikë i bashkohet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe mbarë botës ortodokse në vajtimin e fjetjes në Zotin të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili u nda nga jeta më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare.

Një figurë e madhe në botën moderne ortodokse, Fortlumturia e Tij luajti një rol thelbësor në rindërtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas dekadash persekutimi të sponsorizuar nga shteti. Përmes përpjekjeve të tij, u rindërtuan kisha, u krijuan seminare dhe institucione bamirësie, dhe u formua një brez i ri klerikësh dhe besimtarësh, duke siguruar ringjalljen e Kishës pas një prej periudhave më të ashpra të shtypjes në historinë e krishterimit. Zelli i tij misionar, urtësia baritore dhe besimi i tij i palëkundur në Krishtin lanë një gjurmë të thellë në botën ortodokse.

Zoti ia bëftë të përjetshme kujtimin”,- thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse në Amerikë.

Ora 20:00
Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe kryeministri Mitsotakis

1735931063_kryepeshkopianastas.JPG

Anastas Janullatus

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë.

Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi. Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit.

Në këtë shërbesë do të marrin pjesë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, dhe kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis.

Sipas njoftimit, trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të dërgohet në Shqipëri.

Ora 16:06
Shuhet Kryepeshkopi Anastas/ Trupi mbërrin të martën në 16:00 në Tiranë, ceremonia mortore të enjten në 11:00! Imzot Joani i Korçës, mbikëqyrës! Shpallen 5 ditë zie kishtare

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përfundon mbledhjen e jashtëzakonshme për vdekjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Zi kishtare për 5 ditë, 25-29 janar dhe pritje e trupit të martën e 28 Janarit, në orën 16:00 para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa homazhet nisin menjëherë pas mbërritjes së trupit dhe deri më 29 Janar.

Ceremonia e varrimit e Hirësisë së Tij do të kryhet të enjten e 30 Janarit, në orën 11:00, menjëherë pas Liturgjisë Hyjnore.

Gjithashtu u vendos edhe zgjedhja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal, përkohësisht. Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të bëhet në një fazë të dytë. Nesër në Greqi do të mbahet një meshë e veçantë në Athinë.

“Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit”, thuhet në njoftimin e Kishës.

Njoftimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

“KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

SINODI I SHENJTË

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30.

Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 - 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

Sekretariati

Mitropoliti i Amandias† Nathanail /Tiranë, më 25 janar 2025”.

Ora 15:00
Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Janullatos, Baba Mondi: Ringriti Kishën Ortodokse, kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri

1737813779_babamondi.JPG

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi nëpërmjet një mesazhi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në mesazhin e tij, Baba Mondi shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e Janullatus gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjerë.

“Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit! Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur, të kalimit nga kjo jetë e përkohshme, e vëllait tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështirësive të mëdha, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjerë. Ju siguroj se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë ortodoksë, të kudo ndodhur në botë. Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë! Të prehet në paqen e merituar! Amin’, shkruan Baba Mondi.

Ora 09:55
Ndarja nga jeta e Janullatos, Arjan Dodaj: Anastasi, vëllazëri në dialogun ndërfetar 

1737795502_anatasjanullatos.JPG
Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkëv i metropolit të Tiranë-Durrësit, ndau një mesazh të ndjerë ngushëllimi për shuarjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Pushofsh në paqe i dashur Aqipeshkvi Metropolit Anastas Janullatos. Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti së bashku me Nënën e TënZot Thetokos e me shenjtërit dhe engjëjt. Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndër fetar” shkruan imzot Arjan Dodaj në rrjetet sociale ku ndan edhe një foto nga takimi i tij me Anastasin', shkruan ai. 

Ora 08:42
Shuhet Kryepeshkopi Janullatos, trupi do sillet në Tiranë! Detajet e ceremonisë mortore do vendosen në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë

Krypeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në Athinë. Trupi i tij do të sillet në Tiranë. Report Tv mëson se detajet e ceremonisë mortore do vendosen në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë.

Në mungesë të Kryetarit të Sinodit të Shenjtë kryeson mbledhja kryesohet nga Mitropoliti më i vjetër sipas kohës së dorëzimit.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2025 03:49

    Hiresia e tij,z.Janullatos i perkushtoi gjithe jeten besimit te tij.Ka punuar me te njejtin perkushtim jo vetem ne Shqiperi,por dhe ne vende te tjera ku u caktua te sherbente perpara se te vinte tek ne.Sa ishte ne Shqiperi punoi me perkushtim dhe krijoi nje strehez jo vetem besimi por dhe pune e shprese per ata qe kishin nevoje,ose deshironin.Per fat te keq u gjet ne mes politikave te dy shteteve tona,Shqiperise e Greqise per ceshtje qe s'kishin te benin fare me besimin e shpesh eshte atakuar pa te drejte ne lidhje me keto.Filloi ringritjen e Kishes ortodokse shqiptare dhe projektoi te ardhmen e saj duke respektuar e mbeshtetur autoqefaline e saj me ane te pergatitjes,perzgjedhjes dhe ngritjes ne hierarkite me te larta te saj te peshkopeve shqiptare.I shprehim ngushellime Kishes,kolegeve te tij dhe te afermve dhe Zoti u kujdeste per te ne Parajse ashtu sic u kujdes Hiresia e tij per shqiptaret e popuj te tjere ku e shpuri te sherbente Fjala e Zotit e dashuria per TE! Qofte i Parajses!

    Përgjigju
  • Vjenezi: 25/01/2025 20:43

    I indinjuar i drejtohem redaksise dhe moderatoreve te portalit, qe lejojne njerez te paskrupullt dhe me urrejtje ne zemer, te hedhin balte, helm e vrer ende mbi Kryepeshkopin Anastas, i cili beri gjithcka mundi qe te ringrinte Kishen Orthodhokse Shqiptare nga germadhat ku e la diktatura e eger komuniste. Ju lutem merrni masa, ashtu sic merrni masa kur shahen qeveritare e politikane, edhe ndaj ketyre fyerjeve qe ne menyre te perveteshme demtojne dhe cenojne kujtimin e Kryepeshkopit te ndjere dhe ne pergjithesi, fyejne dhe poshterojne vetedijen dhe dinjitetin e te gjithe shqiptareve orthodhokse! Faleminderit!!

    Përgjigju
    • Fan S Noli: 26/01/2025 03:31

      Kur s'të do populli, me zorr nuk bëhesh kryepeshkop

    • Tironasi: 26/01/2025 01:58

      Amon er ti tjesh mir në Vjenë po vari lesht të tjerave.Mos tvi keq për 1 motërq!m që ka punu gjith jetën kundrra Shqipnis.Ky pastë komën e mar për të gjith trradhtarët.Ça tmire boni ky?Mori lek në Greqi ene ngriti kisha te ne e predikonte sipas oreksit Grek?Ik daku shijo Vjenën.Ktij i shkofshin sa më shumë trradhtarë mrapa

  • Arben: 25/01/2025 14:07

    Turp ka qene qe kishen ortodokse ne Shqiperi e ka drejtuar nje grek por turp eshte qe kishen katolike ne Shqiperi na e drejtojne italianet historikisht! Shqipetaret ne Shqiperi nuk i pyet kush! Vetem kazmen u kemi vene kishave para 60 vitesh e asgje tjeter! Mjerim!

    Përgjigju
    • Taku.: 25/01/2025 15:44

      Jo kisha katolike udhehiqet nga papa ne te gjithe boten, keshtuqe mund te drejtohet nga kushdo. Ndersa kisha ordotokse autoqefale shqiptare duhet tr drejtohet nga nje shqiptare pikerisht sepse eshte autoqefale dhe nuk ndervaret nga askush. Shpresoj qe te dretohet ne te ardhem nga nue shqiptar

  • Ngushéllime: 25/01/2025 13:09

    Ngushéllime ! Amen

    Përgjigju
  • Sifi: 25/01/2025 11:04

    Dheu I qofte i lehte shkelqesise se tij Janullatis per ndertimin e kishes ortodokse autoqefale te Shqiperise

    Përgjigju
  • E DREJTA: 25/01/2025 10:12

    BATALL I MADH FORT...AS MA NJIN FARE

    Përgjigju
  • Labi: 25/01/2025 09:34

    Mbyllem kisha e xhamija,rast unikal ne historine e njerezimit e gjykojme ate qe i rindertoj.Me leket e Sudes do i ndertonim ne apo te arabeve.Rreth 700 mije emigranta ne Greqi mbajne familjet me buke

    Përgjigju
    • Beni: 25/01/2025 23:24

      Epo ti permendi robi buken e vet,vetem ne Shqipteri e degjon.Nuk i mban njeri me buke ata 700 mije se coptohen per ato leke,jan ndare nga familja farefisi edhe shoqeria.mire thot parafolesi mbajne Greqine ne kembe.

    • Lexues: 25/01/2025 12:11

      700 mije emigrante shqiptare mbajne Greqine ne kembe, ndersa te rinjte greke kerkojne fatin neper Europe.

    • Or tej: 25/01/2025 12:07

      Kane frike se do i pushtoje greku nderkohe qe shqiptaret qe po na qeverisin qe kur u beme shtet ne 1912 na zhvaten me shume se cilido armik or teeeejjjjj

  • Adi: 25/01/2025 09:26

    Ai po rrënjoset në dheun Shqiptar! Kështu edhe serbët e mendojnë që aty ku është edhe një varr serb, aty është toka jonë! Në momentin që varroset, rrënjësohet dhe mbetet përgjithmonë aty! Ndërsa Noli....?

    Përgjigju
  • ylli: 25/01/2025 09:18

    SA gjynah,,qofte i parajses.....

    Përgjigju
  • lexuesi: 25/01/2025 08:59

    Zoteria ne fjale 'bombardoi' themelet e orthodoksise shqiptare te Fan Nolit. Mbase i mer gjithe gjynahet me vete e nuk le gje rrenjet greke mnbas

    Përgjigju
    • Mira: 25/01/2025 10:10

      Te falenderoj per komentin. I vetmi mendim qe me vjen ne mendje kur lexoj keto lajmet per Janullatosin, sa i mire ishte, eshte te mos vije nje tjeter si ai, O zot!

    • Tirona: 25/01/2025 10:00

      E drrejt çdo fjalë që ke shkrujt o lexues.Ky ishte shkatrrimtari Shqipnis.Se di për ça ja sjellin trrupin ktu hales,që të dali Greku nesër të thotë ja ka qen tokë Greke Shqipnia?

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Tre shenjat e horoskopit që kanë prirjen të bëhen milionerë

Tre shenjat e horoskopit që kanë prirjen të bëhen milionerë