Avokati Saimir Vishaj është ndarë nga jeta, pasi prej disa ditësh ndodhej i intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital pas një incidenti, ku dyshohet se kishte rënë nga shkallët. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetonte.
Saimir Vishaj ishte një emër i njohur i avokatisë shqiptare, me një karrierë që nisi në vitin 1998. Prej vitit 2009, ai drejtonte Shoqërinë e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione të tjera, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i Komitetit të Disiplinës dhe i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi.
Në gusht të vitit 2025, Vishaj kishte rrëfyer publikisht një tjetër betejë të vështirë për jetën. Ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar në koma dhe i intubuar. Pas trajtimit mjekësor në Itali, kishte arritur të rikuperohej.

Gazetarja Anila Hoxha ka kujtuar me fjalë prekëse avokatin Saimir Vishaj, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha tregon se Vishaj kishte përfunduar pak ditë më parë seancat e terapisë dhe u kishte thënë miqve se e kishte mposhtur tumorin. Por, sipas saj, pa e kuptuar, ai po u jepte lamtumirën njerëzve të dashur, duke ruajtur deri në fund buzëqeshjen dhe forcën që e karakterizonte.
Gazetarja ndalet veçanërisht te dashuria e tij për familjen dhe malli që kishte për nipin, Grein, ndërsa përcjell edhe mesazhin që avokati la pas: të ecim gjithmonë përpara, edhe kur humbasim.
Postimi i plotë i Anila Hoxhës
"Avokati dhe profesori Saimir Vishaj , babai i Salvit dhe i Kleit, gjyshit i Greit; u nda nga jeta sot në moshen 60 vjeçare. Saimiri luftoi me sëmundjen e pashërueshme dhe para pak ditësh mbylli seancat e terapisë. Menduam se ja doli se keshtu e quante tumorin, një luftë të fituar. Kështu na tha që e mundi ! Me shumë beteja në jetë , secila me e vështirë se tjetra, në të vërtete Saimiri po i jepte lamtumirën kujtdo që njihte , familjes së vjetër dhe familjes së re, miqve, juristëve , kolegëve e të afërmve në mynyrën e tij më origjinale dhe me te vecantë. Duke qëndruar fort në këmbë e duke rrëfyer se ne jetën e ndajmë me njëri - tjetrin, me njerëz që ikin e që vijnë, apo të njohur e të panjohur e për këtë ndikim që kemi duhet të jemi me te mirë e me më shumë dritë. Saimiri , miku i gazetarëve dhe jo vetëm ! Lamtumire Saimir , bashkohu me Even motrën që e deshe aq shumë dhe me prindërit. E di që ike me një mall të madh vecanërisht për nipin Grein, për të cilin lotet i mbaje në sy duke i mundur me buzëqeshjen e vlonjatit të fisëm . Por edhe me nje mesazh të fortë, na tregove se edhe ne rast se humbasim duhet të ecim përpara GJITHMONË!" ka shkruar ajo.
-
O sa gjynah u prehte ne paqe keshtu e ka jeta vdiq i vetem gjynah si asht fati jeton njeriu i shkrete i shkoi mundi dhe djersa dem nje jete duke punuar dhe luftuar per familjen , dhe ne fund ???? Asgje u mprehsh be paqe Sainir Visha
Përgjigju









Komente
Komento