Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që u shua. Ndërkohë., Një re në formë zemre është fotografia që shoqëron këtë lajmërim. Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t'u kuruar nga nje sëundje e rëndë. Pjetër Rodiqi është dashuruar me Vaçe Zelën qe në fillimet e karrierës së saj. 'Më ka tërhequr inteligjenca dhe shpirti i saj artistik. Flisnim për letërsinë dhe këto pasione na lidhën që në rininë tonë ' është shprehur në intervistat për Yllin e këngës shqiptare Pjetër Rodiqi. Vajza e dy artistëve Vaçe Zela e Pjetër Rodiqi e ka përcjell lajmin e dhimbshëm të largimit nga jeta të babait me këto fjalë.... 'Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.
Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t'ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.
Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.
Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.
Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.
Irma Rodiqi'
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas Kadaresë, artisti argjentinas përjetëson edhe Vaçe Zelën në një murale në kryeqytet
5 Shtator, 08:01
-
I ‘u vendos emri i Vaçe Zelës, ‘Kinoteatri’ i Lushnjes drejt rikonstruksionit. Nipi i ish-kryeministrit Mustafa Kruja: Ana ‘e panjohur’ e artistes myzeqare
1 Maj, 16:07
-
"Po ku ka si ti o Shqipëria ime", ky do jetë slogani që do shoqërojë Kombëtaren në Gjermani
18 Nëntor 2023, 10:02
-
Historia e panjohur e kapitenes së kombëtares: Kur isha me Vaçe Zelën në Moskë, një gjerman donte të vallëzonte me mua, por drejtuesit e ekipit nuk e lanë
13 Shtator 2022, 09:40
-
‘Vaçe Zela nuk e ktheu kurrë kokën në anën tjetër me ne të internuarit në fushat e Myzeqesë, por…’, refleksione për legjendën e këngës
11 Korrik 2022, 07:49
-
Hajdutët nuk duan t'ia dinë! Vidhet shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, i marrin laptopin, një medalje dhe orën e burrit
27 Dhjetor 2021, 15:01
-
Rama nis ditën me pamje nga punimet e shkollës ‘Vaçe Zela’ në kryeqytet: Një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë
2 Qershor 2021, 08:48
-
Shuhet Agim Krajka/Tekstshkruesi i këngës ‘Lemza’: Ishte kompozitor i rinisë edhe fizarmonicist virtuoz (VIDEO)
2 Mars 2021, 16:43
-
Rita Petro: Pak poezi, për muzikën tonë!
11 Korrik 2020, 15:23
-
‘I përjetshëm kujtimi i koloses së këngës e kulturës shqiptare’, Meta: Trashëgimia e Vaçe Zelës flet më shumë se çdo gjë tjetër
8 Prill 2020, 15:16
-
Teatri i Operës kujton Vaçe Zelën, "Legjendën e këngës shqiptare", në 81-vjetorin e lindjes
7 Prill 2020, 12:40
-
“Valsi i lumturisë” i Avni Mulës, në kitarë për mjekët nga Denis Bizhga (VIDEO)
3 Prill 2020, 11:01
Ngushellime te thella
Përgjigju