Ndahet nga jeta Drejtori i Përgjithshëm i ANEA/ Meta: Shqipëria humbi një mik

Ndahet nga jeta Drejtori i Përgjithshëm i ANEA/ Meta: Shqipëria humbi një mik

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare, Yukiya Amano drejtori i Përgjithshëm i ANEA (Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike). Presidenti Ilir Meta është shpehur i hidhëruar për këtë fakt. Meta shkruan se Shqipëria humbi një mik dhe mbështetës të fuqishëm të zhvillimit të saj.

"Hidhërim për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Përgjithshëm të ANEA, Yukiya Amano. Diplomat i shquar japonez që udhëhoqi një nga organizmat më të rëndësishme shumëpalshe në një periudhe sfidash globale. Nën drejtimin e tij, u arritën rezultate të prekshme për objektivin "Atoms for Peace and Development", si dhe në mospërhapjen e armëve bërthamore. Shqipëria humbi një mik dhe mbështetës të fuqishëm të zhvillimit të saj. Vizita e tij në Shqipëri në korrik 2011 i dha shtysë përmirësimit të metodave bërthamore në mjekësinë shqiptare dhe në fusha të tjera. Ngushëllime familjes, bashkëpuntorëve të tij, si dhe qeverisë mike Japoneze", shkruan Meta.

1563821286_metaaa.jpg

Foto e postuar nga presidenti Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet