Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Ilir Meta

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi. 

Në postimin e tij, Meta ka theksuar se ky është një moment i vështirë për familjen Thaçi, ndërsa tregon pikëllimin pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

“I pikëlluar nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të ndjera për Presidentin Thaçi dhe për familjen e dashur Thaçi, që në këto momente dhembjeje për humbjen e njeriut të tyre të dashur, përballet edhe me mungesën e Hashimit, i cili po mbron luftën çlirimtare të UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi kriminal i regjimit të Millosheviçit dhe që rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. I paharruar kujtimi i Bacës Haxhi! Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan ai. 

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçi, ku në homazhe morën pjesë mijëra të pranishëm nga e gjithë Kosova e Shqipëria, por mungoi Hashim Thaçi, pasi Gjykata Speciale nuk i dha leje. Haxhi Thaçi u nda nga jeta më 16 mars, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ndërsa prej disa ditësh po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë. Më 13 mars, Gjykata Speciale në Hagë i dha leje ish-presidentit Thaçi i cili erdhi në Kosovë për të vizituar babanë e tij, në spital takim i cili ka qenë edhe i fundit mes tyre. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’