Ndahet nga jeta ish-zyrtari i LSI dhe biznesmeni Ilir Dashi! Presidenti Meta: Shumë dhembje për humbjen e parakohshme të mikut të paharruar

Ilir Dashi

Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 65 vjeçare. Lajmin e kanë bërë me dije ish-kolegë dhe miq, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për ikjen nga jeta të Dashit.

Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e ikjes nga jeta të ish-zyrtarit të LSI. Për ndarjen nga jeta të Ilir Dashit, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka shprehur ngushëllimet familjarëve ku thekson se është i prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të tij.

Hapat e parë të karrierës së Dashit nuk kishin të bënin aspak me politik, por me art, pasi ai ka qenë pjesëmarrës në disa filma. Më pas vazhdoi si biznesmen, ndërsa më pas ka marrë një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

Pasi hoqi dorë përfundimisht nga politika, ai zgjodhi që së bashku me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës, ku edhe jetonte prej një viti. Ceremonia e varrimit për ti dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, të hënën, në 20 shtator në orën 11.00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Ndarja nga jeta e ish-zyrtarit të LSI-së, Meta shpreh ngushëllimet: I prekur thellë nga humbja e parakohshme e Ilir Dashit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI-së, Ilir Dashit. Meta shkruan se është i prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të tij.

‘I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi. Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij! Të prehet në paqen e merituar!’- shkruan Meta.

Be.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë presidentin Meta ?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rusi/ Pushteti historik, cili është plani i parashikuar për të ardhmen politike të Putin?