Ndahet nga jeta Hueyda El Saied, ish balerinë, këngëtare, moderatore televizive! Homazhe edhe në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg

Është ndarë parakohe nga jeta ish-balerina dhe moderatorja shqiptare Hueyda El Saied. 46-vjeçarja prej kohësh ishte larguar jashtë vendit dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksemburg së bashku me djalin e saj të vogël.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

El Saied lindi në Tiranë në vitin 1975 nga e ëma shqiptare dhe i ati sudanezë. Ajo kishte studiuar në Shkollën Artistike Jordan Misja në Tiranë dhe më pas në Universitetin e Tiranës . Ajo ka një diplomë master në bashkëpunim ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe politika evropiane nga Universiteti i Romës në Itali.

El Saied filloi punë si spikere lajmesh dhe më vonë ajo u transferua në Paris për një karrierë të mëtejshme kërcimi. El Saied ka shkruar gjithashtu disa tregime të shkurtra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Homazhet në nder të Hueyda El Saied në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg

Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 46-vjeçare. Mësohet se artistja do të prehet në Luksemburg, aty ku jetonte prej vitesh me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel. Ndërsa homazhet në nder të artistes kanë nisur sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Ora 18:31
Po luftonte për jetën, 'shënimi i fundit' i Hueyda El Saied në rrjetet sociale për të birin ditën që nisi shkollën

I trishtë ishte lajmi për ndarjen nga jeta parakohe të artistes së dashur për publikun shqiptar Hueyda El Saied, nga një sëmundje e rëndë, të cilën e mbajti të fshehur për publikun. Ndërkohë po të vëzhgosh rrjetin e saj social, postimi i fundit për të birin ishte pikërisht në ditën kur ai nisi klasën e parë më 15 shtator. 'Ti e ke marrë diplomën e suksesit kur më buzëqeshe për herë të parë' shkruante ndër të tjera, ajo dhe kujtonte faktin që sa shpejt ikën koha, e djali i saj rritet.

'Sot ishte dita e pare e shkolles per Gabrielin. Cfare emocioni. Sa shpejt iken koha me duket sikur jo me larg se dje ne u takuam per here te pare dhe direkt ti deshiron te mesosh te lexosh cfare shkruaja per ty kur ishe ne brendesine time. Me the qe kishe frike te shkoje ne shkolle se s’do te arrije te shkruaje dhe flisje (gjermanisht). Ti nuk ke asnje arsye zemra ime, se pervecse ti je i prirur per gjuhet (gjermanishtja do te jete gjuha e peste qe do te flasesh) dhe sikur te jesh i fundit i klases per babi Thierryn dhe mami Edin ti je nje kampion. Ti e ke marr dipllomen e suksesit diten kur me buzeqeshe per here te pare, diten kur me thirre mama, diten kur the ne shqip « Merre me long se mishi u maru », apo diten kur the « Babi Thierry une kam nje zemer te madhe per ty ». Vite te mbare shkollor krenaria jone. Te duam pafund Gabriel. Babi, mami, nona Dana dhe teze Opa'- shkruante ajo.

Ora 10:27
Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, reagojnë artistë dhe kolegë të moderatores: Ditë e trishtë! Ishte engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë

Ndarja e parakohshme nga jeta e moderatores Hueyda El Saied ka tronditur jo pak miqtë e saj artistë, të cilët kanë reaguar të trishtuar, duke kujtuar edhe momente që kanë ndarë me balerinën.

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova e ka konsideruar këtë të martë një ditë shumë të trishtë, teksa zbulon edhe bisedën e fundit me balerinën Hueyda El Saied.

 “Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s'dua ta besoj!!”, shkruan ajo.

Foto e postuar nga Irma Libohova

Teksa poston një foto me balerinën, Bledi Strakosha thotë se ajo ka qenë një engjëll në Tokë dhe tashmë do të jetë i tillë edhe në parajsë.

“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”, shkruan ai.

 

Foto e postuar nga Bledi Strakosha

Prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, thotë se lajmi për ndarjen nga jeta të Hueyde-s ishte tronditës

“O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzëqeshjes tende unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste", ka shkruar Rudina Magjistari.

Moderatori Isli Islami shkruan se Hueyda i dha buzëqeshje kujtdo që takoi në jetë.

“Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme. Na trishtove shumë…”, shkruan Islami.

Ora 10:22
Humb jetën nga sëmundja e rëndë Hueyda El Sayed, Rama: Lamtumirë shoqe e vogël

Për ndarjen nga jetë të artistes Hueyda El Sayed ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
me fotografinë e saj bardhezi, Rama i ka dhënë moderatores shqiptare lamtumirën e fundit.

“Lamtumirë shoqe e vogël.”, shkruan ai në Instagram.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 23/11/2021 19:04

    Vajze e embel e edukuar gjithmone e qeshur. U prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • hena: 23/11/2021 13:22

    legeni surrelit do i fusi turinjt gjithandej

    Përgjigju
  • Dori: 23/11/2021 12:52

    U prefsh ne paqe. Se besojm dot.

    Përgjigju
  • Une: 23/11/2021 11:41

    E mbaj mende te qeshur kur ne shqiperi ne ate kohe ne vitet 90 cdo gje ishte e zymte. Ishte balerine dhe artiste por nuk ishte vullgare dhe as banale kur fliste apo kur kercente. Njerezit kishin nje admirim per te dhe e vleresonin thjeshtesine, talentin dhe mbi te gjithe pozitivitetin qe percillte. Njerezit e mire ndonjeher zoti i do per vete.

    Përgjigju
    • Ptoror: 23/11/2021 14:52

      Shume vertete, ka qene nje person qe rrezatonte miresi.. Shume veti e rralle kjo...U prehte ne paqe HUeida

  • LORA: 23/11/2021 10:32

    E dhimbshme,per moshen e re dhe djalin qe ka lene prapa. M'e eshte e fiksuar pamja e saj,e vogel ne Shkollen e Baletit ,kur bashke me shoqet ciceronin dhe rrezatonin balerinat e ardhshme. Duket qe largimi nga Shqiperia jone nuk i priu me shendetin.

    Përgjigju
  • dsaDSA: 23/11/2021 10:12

    RIP Hueyda :(

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK