Do të festonin 1 vjetorin e martesës, bashkëshorti përkujton Hueyda El Saied: Sot është një ditë speciale

Do të festonin 1 vjetorin e martesës, bashkëshorti përkujton Hueyda El Saied: Sot është një ditë speciale

Hueyda El Saied me bashkëshortin dhe djalin, Gabriel

Thierry Grosjean, bashkëshorti i Hueyda El Saied, i ka dedikuar një postim të ndjerës në një ditë të rëndësishme për ta. Sot ata do të festonin 1 vjetorin e martesës.

Ai ka publikuar një kolazh me momentet më të mira nga ceremonia martesore, krahas së cilës ka shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.

Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie