Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, reagojnë artistë dhe kolegë të moderatores: Ditë e trishtë! Ishte engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, reagojnë artistë dhe kolegë të moderatores: Ditë e trishtë! Ishte engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë

Ndarja e parakohshme nga jeta e moderatores Hueyda El Saied ka tronditur jo pak miqtë e saj artistë, të cilët kanë reaguar të trishtuar, duke kujtuar edhe momente që kanë ndarë me balerinën.

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova e ka konsideruar këtë të martë një ditë shumë të trishtë, teksa zbulon edhe bisedën e fundit me balerinën Hueyda El Saied.

 “Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s'dua ta besoj!!”, shkruan ajo.

Foto e postuar nga Irma Libohova

Teksa poston një foto me balerinën, Bledi Strakosha thotë se ajo ka qenë një engjëll në Tokë dhe tashmë do të jetë i tillë edhe në parajsë.

“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”, shkruan ai.

 

Foto e postuar nga Bledi Strakosha

Prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, thotë se lajmi për ndarjen nga jeta të Hueyde-s ishte tronditës

“O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzëqeshjes tende unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste", ka shkruar Rudina Magjistari.

Moderatori Isli Islami shkruan se Hueyda i dha buzëqeshje kujtdo që takoi në jetë.

“Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme. Na trishtove shumë…”, shkruan Islami.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied, ish balerinë, këngëtare, moderatore televizive! Homazhe edhe në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg


1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!