Ndahet nga jeta ish-gruaja e presidentit Trump

Ndahet nga jeta ish-gruaja e presidentit Trump

Ivana Trump

Ivana Trump, ish-gruaja e parë e presidentit Donald Trump dhe nëna e fëmijëve të tij më të mëdhenj, ka ndërruar jetë në moshë 73-vjeçare.

Vdekja e saj u lajmërua pasi gruaja u gjet e vdekur në banesën e saj në Nju Jork. Ngjarja u raportua në orën 12:30 (me orën lokale), me autoritetet që morën një thirrje për një arrest kardiak në apartamentin e Ivanës në Manhattan.

“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një deklaratë pas publikimit të lajmit.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila jetoi një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë për të. U prefsh ne paqe Ivana!”, shtoi ai në deklaratën e tij ngushëlluese.

Ivana Trump ka lindur më 20 shkurt 1949 në ish-Çekosllovaki. Ajo u zhvendos në Kanada në vitet 1970 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me Donald Trump në 1977.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë