Këngëtari i njohur Gjergji Sujoti është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, në moshën 73 vjeçare.

Lajmin e ka bërë te ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë

"Të prehesh në paqe artisti ynë i mirënjohur dhe miku i të gjithëve", shkruan Qendra e Artit mes të tjerash.

Sujoti njihet si këngëtar i dhjetëra roleve në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ai ka qenë këngëtari i Korit Lirat dhe ansamblit "Skenderbeu" i serenatave korçare.