Ndahet nga jeta legjenda e
muzikës pop George Michael

Ndahet nga jeta legjenda e<br />muzikës pop George Michael
Këngëtari me famë botërore George Michael, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
 
Ikona e muzikës pop është gjetur i vdekur natën e Krishtindjeve në banesën e tij në Goring, Oxfordshire teksa të gjithë dëgjonin hitin e tij të njohur ''Last Christmas''.

Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.


Lajmin e vdekjes së këngëtari të njohur e ka bërë me dije menaxheri i tij, Michael Lippman në një njoftim për mediat.

 ''Me trishtim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur, vëllait dhe mikut tonë George, i cili u nda nga jeta në shtëpinë e tij në këtë periudhë Krishtlindjesh. Familja e tij kërkon privatësi në këto momente të vështira, prandaj ju lutem respektojeni këtë vendim'', shkruhet në deklaratën e menaxherit.

George Michael ka shitur më shumë se 100 milion albume në mbarë botën në një karrierë që përfshin katër dekada, por jeta e tij në vitet e fundit është shoqëruar shpesh me polemika për shkak të orjentimit të tij seksual.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë Wake Me Up Before You Go Go (with Wham!) - 1984, Freedom (with Wham!) - 1984, Careless Whisper - 1984, I'm Your Man (with Wham!) - 1985, Last Christmas, etj.  




(Wham! - Wake Me Up Before You Go-Go)


(Wham! - Freedom)


(George Michael - Careless Whisper (1984)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre