SPANJË - Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Miguel Angel Gonzalez Suarez, i njohur më mirë si Miguel Angel, portier legjendar i Realit të Madridit midis viteve 1970 dhe 1980.
Me Realin ai fitoi tetë liga, pesë kupa dhe dy Kupa UEFA. I konsideruar si një nga portierët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, ai vuante prej fundit të 2022 nga një sëmundje e rëndë.
Miguel Angel mbrojti portën e Real Madridit për 18 sezone, midis 1968 dhe 1986. Fituesi i trofeut 'Zamora' në sezonin 1975-76, reflekset dhe elasticiteti i tij i dhanë pseudonimin 'El Gato (Macja)'. Me Spanjën ai luajti në 18 raste, duke qenë pjesë në dy Kupa Bote.