Këngëtari Kastro Zizo ka humbur të ëmën këtë të martë. Është vetë ai që e ka njoftuar humbjen e nënës, në faqen e tij në Facebook.
 
“Me le nënë...U prehsh ne paqe. Pa ty bota do jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj. Varrimi nesër në 14:00 në varrezat e Tufinës,” shkruan Kastro në Facebook.

vdes nena e kastro zizos
 
Nëna e këngëtarit u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Stafi i Report Tv i shpreh ngushëllimet e sinqerta këngëtarit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)