Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

Lisa Marie Presley dhe Elvis Presley

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock'n'roll, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, bëri me dije nëna e saj.

“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley. Lisa Marie, gjithashtu këngëtare, pasi pësoi arrest kardiak. Ajo u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.

“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley në një deklaratë.  "Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë."

Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes. Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa jetë në dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit