Ai ka ndërruar jetë në New York, pas një sëmundjeje të rëndë. Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”. Po ashtu Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.
Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “ Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
Dashuria e madhe për natyrën, vihet re në profilin e tij në Facebook, ku dominojnë fotografi nga natyra e bukur shqiptare, kryesisht nga Tropoja, vendlindja e tij.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)