Rakaj, babai i dy fëmijëve, korrespondent në një televizion informativ vuante prej kohësh nga një sëmundjee rëndë e cila i mori dhe jetën. Lajmi pë vdekjen e tij është bërë i ditur nga kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë-dega Shkodër, Gasper Marku.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë-dega Shkodër përcjell me shumë keqardhje dhe hidhërim të plotë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të antarit të këtij unioni, kolegët të nderuar, Nexhat Rakaj. Me kamerën e tij, në cilësinë e operatorit të televizioneve lokale në Shkodër si dhe atyre qëndrore, gjithmonë i përkushtuar dhe profesional në sektorin e tij, Rakaj ka përcjellë në ekran kronika të shumta , të cilat kanë kontribuar në pasqyrimin me vertetësi të jetes dhe aktivitetit të Shkodrës dhe rajonit verior në përgjithësi”, shkruan Marku.
Ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit do të mbahet sot, ditën e hënë në oren 15:30. Stafi i Shqiptarja.com i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Rakaj.
(Gazetari Nexhat Rakaj)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)