Ndahet nga jeta pas një ataku kardiak aktori Sulejman Dibra

Ndahet nga jeta pas një ataku kardiak aktori Sulejman Dibra

Sulejman Dibra, aktor

Është ndarë mbrëmjen e sotme nga jeta aktori Sulejman Dibra. Mësohet se Dibra ka ndërruar jetë në moshën 75-vjecare pas një ataku kardiak. Dibra ka lindur në Shkodër dhe ka vazhduar studimet e tij në Tiranë. Ai ka luajtur në shumë role në teatër dhe kinematografi. Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. 

Biografia e Sulejman Dibrës

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role.

Aktori Sulejman Dibra



Roli i tij i parë do të jetë ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços,agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. I martuar me pianisten Anita Tartari.Kanë një vajzë Enin,e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull