Llazar Palla, drejtori i gjimnazit ‘Babë Dudë Karbunara’ në Berat është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19. Ai kishte 1-muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.
Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19 rreth 2-muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1-muaj.
Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale. Llazar Palla do të përcillet me dhimbje e lot nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com‘E vështirë dhe e pamundur për të gjetur fjalët për humbjen e tij, për ta pranuar që ai nuk është më mes nesh, z.Llazar Palla. Mësues, drejtues dhe profesionist në fushën e arsimit, njeri qytetar dhe i devotshëm i këtij vendi , ku me punën, vlerat dhe kontributin e tij shërbeu plot dinjitet. Beteja e COVID_19 nuk e kursen. Lamtumirë Llazar, lamtumirë koleg i mirë, mik i shtrenjtë! Prehu i qetë në Paqen e merituar!’- thuhet në njoftimin e zyrës Arsimore Berat.
Komente


Te qofte dheu i lehtë miku ynë! Ke qenë njeri shumë i mirë, ashtu sikurse njihen beratasit e vërtetë.
Përgjigju