SHBA- Është ndarë nga jeta Prof. Vasil Pistoli, i cilësuar si “Babai i ndërtimit shqiptar”. Prof. Vasil Pistoli ndërroi jetë të dielën në mëngjes në “Jamaica Hospital Medical Center” në New York.

I lindur më 1923 në Shkodër, Profesor Vasil Pistoli përfundoi studimet si Inxhinier Ndërtimi në 1953 në Sofie të Bullgarisë. Në 1972 Prof. Pistolit i akordohet titulli shkencor “Docent”.

Prof. Vasil Pistoli ka projektuar disa objekte, si industriale, godina banimi, social kulturore, etj.
Në fushën e ndërtimit ka shkruar 2800 faqe tekste për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe libra të tjera.

Ka botuar disa artikuj shkencor për disa revista shkencore ndërkombëtare në Zvicër, Japoni, Francë, San Marino, etj.

Vasil Pistoli ka një kontribut të madh edhe në fushën e kulturës, ku renditen një sërë krijimesh: si përkthimi i librit “Gjergj Kastrioti - Skënderbeg” në gjuhën Esperanto, Metoda e mësimit të gjuhës ndërkombëtare “Esperanto”, Përkthimi në gjuhën shqip të librit “Realizmi i Ri” etj.

(eç/shqiptarja.com)