Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber. Ruçi shprehet se Faber ishte shembulli i maturisë, qytetarisë dhe ndërtoi modelin e deputetit shqiptar, shembull për t'u ndjekur nga kolegët e tij.
“Me trishtim mora vesh ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber. Niko Faber ka shërbyer për dy mandate, 1997-2001 dhe 2001-2005 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në qarkun e Korçës. Përkushtimi, maturia, qytetaria, kultura legjislative dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim Niko Faber. Këto cilësi ai i shfaqi në jetën dhe veprimtarinë e tij parlamentare, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar, një shembull referimi për kolegët dhe gjithë funksionarët publikë në Shqipëri. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe në emrin tim personal i shpreh familjes, bashkëshortes, vajzës, djalit dhe të afërmve, ngushëllimet më të ngrohta për humbjen e njeriut të dashur”, shkruan Ruçi.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta si pasojë e një ataku kardiak ish-deputeti socialist, Niko Faber! Meta: Njeri me kontribut të madh qytetar
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
4.1%
Vota total: 365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52