Ndahet nga jeta Stan Dragoti, regjizori hollivudian me origjinë shqiptare

Ndahet nga jeta Stan Dragoti, regjizori hollivudian me origjinë shqiptare

Stan Dragoti

Regjizori i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Dragoti ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City. Prejardhja e tij është shqiptare pasi vjen nga një familje nga Tepelena, që ka emigruar shumë herët në SHBA. 

Dragoti ka drejtuar filmat: Dirty Little Billy; Love at First Bite; Mr. Mom; The Man with One Red Shoe; She’s Out Of Controll dhe Necesary Roughness. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Disa vite më parë, ai ka qenë për vizitë edhe në Shqipëri, ku edhe nisi së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij, disa projekte për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Ndahet nga jeta Stan Dragoti, Ruçi: Humbëm diamantin e Diasporës shqiptare

Pas lajmit të vdekjes së regjisorit hollivudian me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në reagimin e tij, Ruçi u shpreh se humbëm një artist të shquar shqiptar në SHBA.

Stan Dragoti, yll i Hollywood-it, në Panteonin e kulturës shqiptare. Kontribut i Shqipërisë në qytetërimin bashkëkohor. Humbëm Stan Dragotin, artistin e shquar në Hollywood, diamantin e Diasporës shqiptare.

Gramoz Ruçi, kreu i parlamentit shqiptar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale