Ndahet nga jeta Sugar Ahmeti, ish-
kampioni shqiptar i hedhjes së shtizës

Ndahet nga jeta Sugar Ahmeti, ish-<br />kampioni shqiptar i hedhjes së shtizës
Është ndarë para kohe nga jeta ish rekordmeni shqiptar i hedhjes së shtizës në fund të viteve ’80 në Shqipëri Sugar Ahmeti.

Ish Kampioni shqiptar ndërroi jetë në Itali, në moshën 58 vjeçare pas diagnostikimit me një sëmundje të pashërushme.

Mediat në Itali e kanë përshkruar si heroin e dy shteteve njeriun që nderoi para viteve ’90 sportin shqiptar me titullin kampion në hedhjen e shtizës.

Prej vitit 1991 ai u zhvendos bashkë me familjen në Livorno të Italisë, aty ku edhe mbylli sytë. 

Në shenjë bamirësie pas ndarjes fizike nga jeta të babait të tyre, fëmijët e ish kampionit Sugar Ahmeti vendosën që të dhuronin një prej shqisave të tij të shikimit, atë që në gjuhën mjekësore quhet Kornea e Syrit.

Ahmeti ka qenë mbajtës i rekordit të hedhjes së shtizës në vendin tonë nga viti 1977 deri më 1994, si dhe ka fituar Spartakiadën, Olimpiada që zhvillohej mes vendeve të Bashkimit Sovjetik.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara