Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare themeluesi i revistës ndërkombëtare “Playboy”, Hugh Hefner. Mediat e huaja raportojnë se Hefner ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në mënyrë paqësore dhe nga shkaqe natyrore.

Ai filloi botimin e revistës “Playboy” në vitin 1953, e cila më vonë u bë revista më e shitur e burrave në botë, duke arritur kulmin me shtatë milionë kopje të shitura në muaj.

Kjo e shndërroi atë në një multi-milioner, duke zhvilluar një perandori biznesi, që përfshinte kazinotë dhe klubet e natës. Në numrin e parë të revistës, Hefner shfaqi një set fotografish lakuriq të Marilyn Monroe, të cilat i kishte blerë për 200 dollarë. 

Ai u bë i famshëm për hedonizmin e tij, pasi martohej me modelet e “Playboy”, ku më vonë pretendonte se kishte fjetur me më shumë se 1 mijë gra. Por, mbrëmjen e kaluar ai ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke u ndarë përfundimisht nga kjo jetë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com