Trajneri i atletikës Vildan Tufi, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që ka ndërruar jetë ditën e sotme në Shkodër.
Viltan Tufi është një nga emblemat e atletikës shqiptare me ekipin e Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare.
Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.
Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.
Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Në plan kishte që me sportisten Erisa Rrasa të arrinte të tjera suksese dhe të shkonte sërish në Olimpiadë, por këtë herë planet mbetën përgjysëm.
Presidenti Ilir Meta ka shpehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnierit shkodran duke e cilësuar si një nga kolosët e sportit shqiptar.
"Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu", shkruan mes të tjerash Meta.
Vildan Tufi
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të të trajnerit të atletikës Vildan Tufi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se është një humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë duke e cilësuar një kolos të sportit shqiptar.
Më tej Meta shton se se pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen e atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm duke i shprehur ngushëllimet e ndjera familjes, bashkëpunëtorëve e miqve.
"Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.
Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.
Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.
Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!
I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!
U prehtë në paqe!" shkruan Meta.
Vildan Tufi dhe Voltana Ademi
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnerit të atletikën, Vildan Tufi.
Ademi ka shkruar në rrjetet sociale, se kjo është një humbje e madhe për sportin shqiptar e për atletikën shkodrane.
"Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!
Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.
E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.
Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.
Pushofsh në paqe Profesor Vili!
Do të na mungosh!" shkruan Ademi.
Legjende ka qene!! Gjithe jeten i perkushtuar ne pisten e vrapimit! Njeri dhe familjar model! Ngushellime familjes! Voltana nuk ka pune me te, si gjithmone ia fut kot.....
Përgjigju