Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se Sali Berisha po gënjen qëllimisht, kur thotë se ndaj protestuesve te Kuvendi janë përdorur lëndë kimike si në luftë. Ai shkruan se prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë të ndaluara me traktate ndërkombëtare e jo më në protesta si ajo e Tiranës.
Spaho shkruan se në pushtet nuk vihet duke thënë broçkulla, duke theksuar se me këtë rrugë që ka zgjedhur, PD do të mbetet për një kohë të gjatë në opozitë.
“Prandaj PD është bërë e pabesueshme për qytetarët dhe ata nuk e mbështesin. Të thuash se kundër protestuesve janë përdorur lëndë kimike si ato që përdoren në luftë do të thotë jo vetëm të kesh humbur sensin e realitetit, por edhe të gënjesh me qëllim.
Prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë të ndaluara me traktate ndërkombëtare, e jo më të përdoren në protesta si ajo në Tiranë. Dëshira për të ardhur në pushtet është e madhe, por në pushtet nuk vjen duke thënë broçkulla. Nëse PD ka zgjedhur këtë si rrugën e mundshme, do të mbetet edhe për një kohë shumë të gjatë në opozitë. Jo më kot thuhet: Koka bën, koka pëson”, shkruan Spaho.
Komente












Ky kafsha vipidolit thot qe perdorni vetem snajper nga ndertesat per protestuesit,,siç beri ky me 21 janar,,,
PërgjigjuPo mirmo ordiner, kriminel! Pse armët kimike janë të ndaluara për pëdorim në gjith boten veç kriminel, vrasës mund ti përdorësh se zemren e shpirtin e ke të zi. Atë që ti përmrnd sot ti 7 ke provuar në rregjimin tat prandajs je non grata.
Përgjigju