Ndërsa protestuesit vijojnë protestën para parlamentit, Sali Berisha dhe grupi i PD hynë nga ana e siguruar me gardh metalik. Megjithatë, thirrjet e kryetarit të PD ishin për shkrirjen e parlamentit si akt i vetëm i përgjegjshëm.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.

Një protestues është lënduar nga një gur në kokë. Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë ai është dërguar me nxitim drejt ambulancës.


Lajmi kryesor:

Nis seanca plenare, Berisha: Kuvendi të deklarojë shkrirje! Sot raportojnë SPAK dhe 6 institucione të tjera