'Ndal kamionëve të tonazhit të rëndë'/ Shoferët e kromit në Bulqizë kundër urdhrit: Do të protestojmë

Dhjetra mjete të tonazhit të rëndë të cilët transportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit. Sipas drejtuesve të mjeteve shkak i bllokimit sipas tyre është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 ton për aks.

Por ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime pasi sipas tyre lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja