“Ndal policia!”… Pa maskë, por me hashash në xhep

“Ndal policia!”… Pa maskë, por me hashash në xhep

Foto ilustruese

Mosmbajtja e maskës anticovid i ka kushtuar një të riu disa orë në komisariat, një gjobë dhe një dosje penale të hapur. S.T u konstatua me shkeljen e masave kundër pandemisë nga një shërbim policor që patrullonte dhe që e vërejti të riun duke pedaluar me biçikletë. Por sipas burimit të gazetës Si i riu kur i është nënshtruar kontrollit fizik, është zbuluar se ai kishte disa doza hashashi. I riu u verifikua në afërsi të shkollës Gjeologji Miniera deklaron për gazetën Si policia që thekson se ndalimi i tij u bë nga patrulla pasi nuk kishte maskë.

“Policët e ndaluan për t’i tërhequr vëmendjen dhe pasi i kërkuan mjet identifikimi, ai reagoi duke mos bashkëpunuar”, citojnë burimet e gazetës Si.

Në këto kushte ai është shoqëruar në komisariatin numër një ku dhe gjatë kontrollit fizik rutinor i është gjetur një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar si canabiss sativa me një peshë preh 1.6 gramë. I riu është marrë në pyetje dhe këmbëngul se hashashin e kishte për përdorim vetjak duke qenë se është përdorues prej një viti.

“U mor kampioni i urinës të S. T nënvizohet më tej në shkresat policore  dhe u krye vendim për ekspertim toksikologjik dhe kimik”.

I dyshuari u la i lirë, megjithëse dosja do t’i referohet në prokurori për prodhim dhe mbajtje lënde narkotike. Krahas kësaj përpara se të lindte ambientet e komisariatit numër një T. bëhet me dije se u gjobit nga policia për shkelje te masave anticovid për mosmbajtje të barrierës mbrojtëse./ Gazetasi

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen