Çështja Dako/ Rama: Prokuroria reagim të vonuar! PD bën gjyqe publike

Kryeministri Edi Rama, nga Ura Vajgurore,  është ndalur që të komentojë edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mbi dosjen e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane "Bild".

Ai e ka cilësuar këtë reagim si të vonuar, në një kohë kur "vendi po ziente" me lajme të tilla. Rama ka theksuar Partia Demokratike po bën gjyqe publike, pa u bazuar në fakte apo prova, pasi sipas tij, mbi bazën e këtyre përgjimeve nuk mund të dilet në përfundimin që kryebashkiaku Vangjush Dako është fajtor. Këtë, theksoi kreu i qeverisë, e vendos vetëm drejtësia.

"Përgjimet e neveritshme, se askush nuk mund të çohet dhe të thotë që ne kemi hapur gojën apo për të çuar dorën për të penguar drejtësinë. Nuk na ka parë askush për të marrë në mbrojtje këdo qoftë që duhet të dalë para drejtësisë, ajo do e vendos kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Drejtorin e Tatimeve ata (PD) e kishin të dënuar dhe e çonin përditë si të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë. Ne e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia ka punën e vetë dhe prandaj jemi e vetmja forcë për të çuar deri në fund atë reformë në drejtësi. Ata duan që të bëjnë gjyqe popullore, pa prova, pa hetime pa asgjë", tha Rama. 

Këto deklarata, kryeministri Edi Rama i bëri teksa ishte i pranishëm në Urën Vajgurore, ku prezantoi përpara banorëve kandidaten për kreun e Bashkisë, Juliana Memaj. Memaj rikandidon për një mandat të dytë, dhe sipas Ramës, kjo është një formë "shpërblimi" për këdo kandidat që ka punuar shumë fort për të bërë "Bashkinë që duam". 

"Kemi marrë mbështetjen e njerëzve se e kemi merituar me punën që kemi bërë dhe me raportin që kemi ndërtuar me ne. Ne jemi shumë, ata janë shumë pak dhe do jenë gjithnjë e më pak, janë dembel e të paaftë për të drejtuar. Ndërsa ne pavarësisht të metave që kemi, jemi punëtor, i kemi rikandiduar bazuar te puna që kanë bërë", tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Rama lë Dakon në duart e drejtësisë: Ajo e vendosë nëse është apo jo fajtor

Teksa i ka quajtur përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild' si të neveritshme, Rama ka deklaruar se deri më tani PS nuk ka marrë askënd në mbrojtje...që do të thotë as kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ai tha se kryebashkiakut po i bëhet një gjyq popullor, pa prova e pa hetime, teksa tha se vetëm drejtësia do ta vendos nëse është fajtor apo jo. Mbi bazën e këtyre përgjimeve, ka theksuar Rama, nuk mund të dilet në një përfundim i tillë.

"Përgjimet e neveritshme, se askush nuk mund të çohet dhe të thotë që ne kemi hapur gojën apo për të çuar dorën për të penguar drejtësinë. Nuk na ka parë askush për të marrë në mbrojtje këdo qoftë që duhet të dalë para drejtësisë, ajo do e vendos kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Drejtorin e Tatimeve e kishin të dënuar dhe e çonin përditë si të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë. Ne e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia ka punën e vetë dhe prandaj jemi e vetmja forcë për të çuar deri në fund atë reformë në drejtësi. Ata duan që të bëjnë gjyqe popullore, pa prova, pa hetime pa asgjë", tha Rama.

Ora 18:01
Përgjimet/ Rama: Reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i vonuar

Në fjalën e tij nga Ura Vajgurore, Rama është ndalur të komentojë edhe deklaratën e sotme të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen "339". Ai pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por theksoi se një gjë e tillë ka ndodhur sepse kjo qeveri nuk bën "drejtësi popullore". Sipas tij, në atë deklaratë mund të kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia.

"Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar. Prokurorët i kanë çuar te partia për t'i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur "drejtësia vonon, por harron". Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët", tha Rama.  

Ora 17:47
Rama: Lulin e shpëtova në 2017, por s'do ndodhë më!

1559921415_ramanevajgurore.jpg

Marrëveshja e 2017, që i mundësoi opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje është risjellë edhe një herë në vëmendje nga kryeministri Edi Rama, për të theksuar se nuk do të ketë një marrëveshje të dytë. Ai ka deklaruar se nuk do të ketë një "17 maj" të dytë dhe se fokusi i PS është vetëm fushata elektorale.

"I duruam pa fund, deri në sekondën e fundit kur shpëtova Lulin, morën gjysmën kryesore të Shqipërisë. Tani i doli gjumi nga shiu dhe filli prap avazin. Nuk është detyra jonë dhe as në mundësitë tona që ta shpëtojmë sërish Lulin", tha Rama.  

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lorena: 08/06/2019 08:27

    vigilantibus non dormientibus jura inveniut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë