Paloka: Rama është i detyruar të mbrojë Dakon, se ndryshe e merr krimi me vete

Paloka: Rama është i detyruar të mbrojë Dakon, se ndryshe e merr krimi me vete

Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama ka dërguar kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela të varrosin dosjen 339, por falë gazetës gjermane ‘Bild’ plani i tyre u hodh në erë.

"Edi Rama ishte i bindur qe me Arta Markun dhe Donika Prelen kishte siguruar mbylljen pergjithmone te dosjes 339 dhe kishte varrosur faktet qe demaskonin krimin zgjedhor te realizuar prej tij.

Por fillimisht “Zeri i Amerikes” e me pas  “Bild”  ia prishen planin. Cdo shqiptar e nderkombetar sot e di se si Edi Rama mori pushtetin ,  di dhe se kush kush vazhdon ti caktoj deputetet e “rilindjes” pasi ne me ligjin e Dekriminalizimit e detyruam ti nxirrte kriminelet nga Parlamenti .

Prandaj dridhet e perdridhet;  nga nje studio ne  tjetren e nga nje cep ne tjetrin ne fushaten e tij mortore , duke mbrojtur Vangjush Dakon e duke sulmuar kedo qe nxori ne driten e diellit krimin e tmerrshem zgjedhor qe u faktua ne Durres por qe eshte i shtrire ne te gjithe vendin.

Sot, Donika Prelen e nxorri jo qe te tregoj se cfare po ndodh me hetimet por qe te vazhdonte sulmet e porosituara nga ai vete.

Rama eshte mesuar  te bleje gjithcka: Media, deputet, vota etj etj. Ai nuk njeh menyre tjeter; as nuk ka fituar ndonjehere, as nuk ka marre gje me merite ndonjehere. Cdo gje ne jeten e tij ose e ka blere ose e ka marre me hile e manipulime prandaj dhe cdo gje e lidh me shitje dhe blerje.

Per Edi Ramen nuk eshte problem qe krimi pasi ka diktuar zgjedhjet, sot kontrollon shtetin. Per te problemi eshte kush i nxori pergjimet...

Per Edi Ramen i rendesishem sot eshte fati i Vangjush Dakos dhe jo lajmi i keq qe po qarkullon kudo se Shqiperise nuk i hapen negociatat apo ca me keq qe ne BE po kerkohet rikthimi e vizave per shqiptaret dhe riizolimi i vendit. 

Edi Rama eshte i detyruar dhe do te vazhdoje ta mbroje krimin sepse ndryshe krimi e merr ate me vete.

Ne nuk mundemi e nuk do ta leme Shqiperine peng te krimit!", tha Paloka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AGRON HAJRO HAXHIA: 08/06/2019 11:41

    O edi pa loqe a ke ngron ndonjë tas thup o thu thup. Apo ke ngel pa gjo o edi paloqe komplet loqe. Prit o ed thuthuqi se ora juaj po troket o edi maluket.

    Përgjigju
  • Shefqeti: 08/06/2019 02:44

    Z Paloka ke plotesisht te drejte Po ky Johani nuk e NJEH Lul Berishen doren e djathte te Dakos qe te heq qafe brenda nate

    Përgjigju
  • johani: 07/06/2019 22:21

    Kur paloka ban te moralshmin ateher ska ku shkon me poshte,lum PD qe ka mbledhur te gjithe hajdut e kriminel dhe duke share e kercenuar te tjeret duan ta bejn veten "njeri" nderkohe qe sikur te kishim drejtesi paloka dhe kryetaret e tij e tbijt moti duhet te ishin kalbur ne burg e jo ne koke qe sju ka mbetur gje pos babablja babalja,fazlliqi e dule.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare