Reali i Madridit u ndal në një barazim pa gola në derbin me Atletikon duke bërë që diferenca me vendin e parë që mbahet nga Barcelona të shkojë në 10 pikë pas 12 javëve kampionat. Derbi ishte i luftuar nga të dy ekipet, ndërsa Reali në fund të ndeshjes kishte disa raste të mira për shënim, por Ronaldo gaboi përpara portës duke i mohuar fitoren ekipit të tij.
/Shqiptarja.com
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në kampionatin italian, Napoli mposhti Milanin 2-1 duke vijuar i qetë kryesimin e Serie A. Lorenzo Insigne dhe Piotr Zielinski ishin autorët e golave për Napolin, ndërsa në fund të ndeshjes Alessio Romagnoli shënoi golin e nderit për Milanin.
Në ndeshjet e sotme të Serie A spikat, Sampdoria – Juventus në orën 15:00 dhe Inter – Atalanta në 20:45.
dy.b/shqiptarja.com











