Ndalet zemra e koreografit
të njohur Agron Aliaj

Ndalet zemra e koreografit <br />të njohur Agron Aliaj
TIRANE- Zemra e koreografit të njohur shqiptar Agron Aliaj u ndal mëngjesin e sotëm në repartin e reanimacionit të ri të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

Koreografi me një karrierë 50-vjeçare në Teatrin e Operës dhe Baletit u aksidentua më 7 mars teksa po dilte nga TKOB, ku po zhvillonte provat për premierën “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë.

Burime nga QSUT bënë të ditur për Shqiptarja.com se profesori u shua sot rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit të sotëm, në moshën 79- vjeçare.

Prej ditës së aksidentit Aliaj ndodhej në trajtim intensiv për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë në shtyllën kurrizore. Familjarët akuzuan autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë për indiferentizëm dhe burokraci të cilat mund ti merrnin jetën njeriut të tyre, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë deklaroi se një ndërhyrja kirurgjikale mund ti shkaktonte një paralizë të përgjithshme pasi kishte dëmtuar shtyllën kurrizore dhe trurin.

Homazhet do të zhvillohen nesër në TKOB nga ora 12:00 deri në orën 14:00

AKSIDENTI FATAL
Mbrëmjen e 7 marsit 2012, baletmaestro u përplas nga një makinë sapo kishte lënë provat në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe ishte duke kapërcyer rrugën pranë Teatrit kur është goditur nga një automjet Audi A6. Familjarët dhe artistët përsëritën apele të shpeshta për shpëtimin e jetës së tij duke e transportuar jashtë për një mjekim të specializuar, por ministria e Shëndetësisë e kundërshtonte, pasi mund t'i rrezikonte jetën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza