Mes një grupi sipërmarrësish të rinj, shumica të kthyer nga emigracioni për të investuar në Sarandë e Ksamil, kryeministri Rama u vu përballë jo vetëm historive të tyre të suksesit, por edhe kërkesave e shqetësimeve konkrete për të çuar më tej zhvillimin e turizmit në zonë.
"Nuk e prisja këtë takim dhe këtu në Sarandë mund të bëhet “këshilli i të kthyerve” Është bekim i madh kur kthehen sepse sjellin edhe eksperiencën me vete. Është burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar", tha Rama.
Për një nga problemet kryesore që ka sot qyteti bregdetar i Sarandës, Rama premtoi zgjidhje brenda mandatit të katërt.

Sipërmarrësi: Duhet rregulluar uji një orë e më parë, shkon lahet tjetri bën dush dhe mbaron, po nuk pate pompa këtu, Saranda është e mbaruar.
Rama: Në Sarandë kemi fokusin për ta realizuar këtë gjë, jam i bindur që ajo që the është shumë e nevojshme. Dhe në mandatin e katërt qëllimi është ta mbyllim, sepse kemi dhe financimet dhe projektet.
Ndonëse vendimi i ri që këtë vit shfrytëzimin me çadra rë vijës bregdetare do ta kenë vetëm strukturat akomoduese, “hilet” siç i quan kryeministri kanë filluar.
"Sa i përket plazheve, e kemi mbyllur marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara, për të mbikëqyrjen me kamera inteligjente të rrugëve dhe shkollave dhe aty kemi edhe plazhet. Por, aktualisht kemi bërë planin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe në mënyrë të përditshme do marrin informacion për mënyrën se si administrohet hapësira e plazheve", tha Rama.
Për të monitoruar shkelësit e ligjit e shmangur ryshfetin, Rama thotë se qeveria e ka një plan.
“Po krijojmë bashkë me Microsoft modelin e IA që do bëjë atë që sot bëjnë fizikisht inspektorët, për të parë nëse ti e shkelur kasën në mënyrë të rregullt, apo ke bërë hile. Modeli është duke u trajnuar dhe rezultatet janë fantastike. Gjithë procesi do jetë i mbikëqyrur në shkallë kombëtare nga një inspektoi virtual. Kjo do të ndihmojë që kontrollet në biznes të jenë minimale dhe që të ardhurat dhe raporti mes biznesit dhe shtetit të jetë shumë më transparent”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se për të shmangur evazionin fiskal po shqyrtojnë një opsion për bizneset hoteliere, në mënyrë që ata të bëjnë një parapagesë prej 65 përqind nëse nuk duan kontrolle tatimore gjatë pikut të sezonit.
“Duke bërë ekspertim me ekspertizë ndërkombëtare kemi vendosur që të japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje që në periudhën e pikut, të paguajnë 65 për qind, nëse nuk duan asnjë kontroll. Besoj është shumë e ulët në raport me të vërtetën. Duam ta fillojmë me këtë, dhe kush paguan 65 për qind të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë e cilësoi ndalimin e prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, teksa tha se Kodi Zgjedhor i ndaloi që të kryenin investimin në rrugën numër 6 të qytetit. Ai gjithashtu iu kërkoi sipërmarrësve të rinj që të kryejnë investime pasi ‘hajrin’ do t’ia shohin më vonë, kur vendi të hyjë në BE dhe vlera e pronave të rritet dyfish.
"Hapësira urbane në Sarandë është ngushtuar shumë në të shkuarën, por koha ka treguar se nuk është e pashpresë, dhe pavarësisht intensitetit të madh, vazhdon të jetë trend për të huajt është domethënës. Kaluam në rrugën e re të bërë, pjesërisht pedonale, dhe pjesërisht ende për makinat. Rrugën 6 e kemi vendosur në planin e investimeve.
Nuk e nisëm për shkak të zgjedhjeve, të ligjit që ndalon prokurorimet 4 muaj para zgjedhjeve. Absurditet më vete. Rëndësi ka që rrugën 6 do ta fillojmë menjëherë pas zgjedhjeve, besoj në gusht, me të rritet shumë vlera e qytetit se bëhet shëtitore e brendshme përveç asaj buzë detit. Unë besoj se është koha të mendohet", vijoi Rama.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, kreu i qeverisë inspektoi punimet në pedonalen e qytetit, bypassin e Ksamilit dhe "Qendrën e Pritjes Multifunksionale" me 75 vende parkimi për makina, autobusë.
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë zhvilloi takime në Sarandë me sipërmarrësit të cilët kishin vendosur që të riktheheshin në Shqipëri dhe të investonin në vendin e tyre.
Madje një prej sipërmarrësve të pranishëm në këtë takim i cili kishte lënë Amerikën pas 17 vitesh për vendin e tij të lindjes i ftoi shqiptarët që të rikthehen në atdheun e tyre.
Sipas asaj që Romeo Dauti tha, në Amerikë punonte me orë të gjata dhe jeta ishte vetëm “punë dhe shtëpi”, ndërsa këtu në Shqipëri ai pohoi se përpos punës ke mundësi që të jetosh, të shijosh një kafe, madje dhe të shkosh me pushime “10-15 herë në vit”.
“Unë jam Romeo Dauti, kam jetuar 17 vjet në Amerikë, pjesa më e bukur e jetës dhe jam kthyer para 10 viteve. Merrem me imobiliare dhe me ndërtim. Ka qenë shumë e vështirë kur flisja me njerëzit këtu. Je i çmendur që je kthyer nga Amerika më thoshin, por ju betohem që kam punuar 18-19 orë. Po të punosh në Shqipëri aq orë, mund të marrësh shumë herë më shumë.
Amerika është një fabrikë pune, punë-shtëpi, nuk e kuptojnë njerëzit. Këtu pinë kafe, bëjmë jetën si na do qejfi dhe iki 10-15 herë në vit me pushime. Këtu është një Amerikë e vërtetë, Amerikën e gjeta këtu. I bëj thirrje njerëzve të kthehen sepse këtu ka shumë opsione, shumë mënyra për të bërë sukses”, tha ai.
Në takimin me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, një qytetare shprehu shqetësimin se si hotelet dhe restorantet të caktuara bashkëpunojnë dhe bëjnë kontrata false për të zënë hapësira të caktuara plazhi.
Kryeministri tha se një marrëveshje e tillë mes restoranteve dhe hoteleve nuk do të funksionojë për shkak se këtë vit do të ketë më shumë kontrolle si edhe është hartuar një plan për menaxhimin e plazheve private dhe atyre publike. Ai tha se tashmë është gati edhe plani për monitorimin e plazheve me dron.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetarja: Në Ksamil u bë një plan për plazhet që të jenë publike, u bë një aplikim në bashki për hotelet që të aplikojnë për disa shezlonge që të akomodojnë klientët. Nuk e di se si do të ndodhë, por në Ksamil këta pronarë të këtyre restoranteve po bëjnë kontrata me hotele sikur medemek janë duke i marrë me qira. Edhe te unë erdhi një pronar lokali dhe më tha se dëshirojmë të bëjmë kontratë sikur e kam marrë subjektin tuaj me qira, që të aplikoj në bashki për shezlonge dhe nuk pranuam. Por janë të shumta plazhet që po marrin dhe po bëjnë këtë. Po bëjnë kontrata false për të ruajtur plazhin.
Rama: Është kjo lufta e vazhdueshme e të gjithëve për të zënë hapësirë e bërë biznes. Por shumë mirë që e ngrite këtë çështje se do të jetë eksperiencë e re këtë vit. Është krijuar një raport i qartë midis plazheve që do të menaxhohen nga strukturat private dhe publike. Bashkitë kanë marrë përsipër të bëjnë disa gjëra të mira. Saranda ka pasur plazhin publik dhe e ka mbajtur po aty ku ka më shumë hapësira, bashkitë do të kenë ofertën e tyre me çadra dhe shezllonget kush do apo kush nuk do mund të vendosë peshqirin. Sa i përket Ksamilit se është bërë trend botëror. Pesë veta me një dhomë me 20 euro nuk besoj se do funksionojë për faktin, se pavarësisht se ata mund të bëjnë kontrolle me hotelin, restorantet nuk mund të kenë plazhe dhe nuk ka për t’ju funksionuar kjo marrëveshje. Do duhet të ushtrojmë më shumë kontrolle. Problemi i kontrolleve është se janë bezdi e madhe, mirë është që gjërat të bëhen pa pasur nevojë për të bërë kontrolle. Gjëja më e rëndësishme është që vetë ju të jeni në mbështetje të këtij procesi, duke bërë me dije autoritetet vendore, ose qendrore që çfarë po ndodh, sepse kontrollet kanë dhe ana tjetër të medaljes, janë edhe një burim marrëdhëniesh që mund të degjenerojnë në ryshfet. Pasi kemi krijuar fiskalizimin, tani të gjithë ju keni kasën që transmeton në 24 orë çdo transaksion. Po krijojmë me Microsoft modelin e AI, që do të bëjë atë që fizikisht bëjnë inspektorët nëse ke shkelur kasën apo jo. Modeli është duke u trajtuar dhe do të thotë se gjithë procesi do të jetë i mbikëqyrur në shkallë kombëtare nga inspektor virtual. Kjo do të bëjë që kontrollet në biznes të jenë minimale dhe raporti i të ardhurave biznes-shtet të jetë më shumë transparent. Sa i përket plazheve, e kemi mbyllur marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara, për të mbikëqyrjen me kamera inteligjente të rrugëve dhe shkollave dhe aty kemi edhe plazhet. Por, aktualisht kemi bërë planin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe në mënyrë të përditshme do marrin informacion për mënyrën se si administrohet hapësira e plazheve.
Kryeministri Edi Rama, në takimin që po mban me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në vend, dhe të krijojnë atë që e quajti si ‘Këshilli i të kthyerve’.
Sipas kreut të qeverisë, emigrantët sjellin dije të reja dhe janë një burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar për vendin.
“Saranda do të bëjë modelin e parë të një Kuvendi të të kthyerve. Emigrantët sjellin dije të reja dhe mënyrë të të parit botës. Të gjitha vendet që e kanë pasur këtë moment që na qëlloi ta jetojmë të fundit sepse të fundit dolëm nga rrethimi i kanë parë hajrin këtij investimi individual sepse të dalësh të kërkosh jetë diku tjetër, është investim individual por i bashkuar, kthehet në një investim kolektiv. Çdo emigrant që kthehet është burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar dhe Olti, ju dhe Saranda e ndërtoi këshillin e të kthyerve.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit në Sarandë, u ndal edhe te problematika me hapësirat dhe çmimet e larta në Ksamil. Kreu i qeverisë kritikoi bizneset teksa tha se tashmë kanë ngelur t’i vendosin shezllonget në ujë dhe t’i rrisin çmimet e tyre në 1 mijë euro.
“Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni. Ky ka një problem, është si shqiponjë me dy koka, njërën në administratën e Sarandës dhe njërën në hotelin e mamasë në Qerret. Sheh edhe këtej, edhe andej. Ky i kupton më mirë se kushdo ne nga ata që janë në industri, iu di hallet edhe hilet, edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin. Ka edhe një të vërtetë tjetër që gjithsesi duhet bërë një kompromos pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezllonget. Ma ha mendja se aty po të futesh me familje, në fund të 15 ditëshit, mos të dalësh me familje tjetër. Aty duhet bërë edhe një gjykatë për divorce në kohë reale se u ndava me këtë, dhe u bashkove me atë. Aty nuk e di se si, jam i bindur se me atë plazh që ka Ksamili. Po ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil, i bindur se mund të ketë shumë shtatzanira. I gjithë Ksamili është si një krevat i madh”, u shpreh Rama.
Nga Saranda, kryeministri Edi Rama foli edhe ligjin ‘Paketa e Maleve’ duke bërë edhe njëherë thirrje për investime në agroturizëm apo agropërpunim. Gjatë një takimi me sipërmarrës të rinj nga qyteti i Sarandës, kryeministri shpjegoi se kjo paketë nuk iu referohet vetëm ‘maleve’, por çdo territori të bindshëm të Shqipërisë, duke theksuar se përfitues mund të jenë edhe persona si në zonat edhe Delvinë apo Konispol. 500 të parët që do aplikojnë dhe nisin investimin nuk do paguajnë taksa për një periudhë 10-vjeçare.
“Emri ju krijon një ide të gabuar, edhe pse ligji që ne kemi kaluar me emrin paketa e maleve i referohet maleve në radhë të parë, por në tërësi është një ligj që i referohet territoreve të brendshme të vendit. Që do të thotë edhe territoreve brenda të gjithë rajonit Sarandë, ku përfshihen, Delvina, Konispoli, Finiqi dhe ku ka një potencial të madh për të investuar. Në ligjin me emrin paketa e maleve edhe pse këtu është pak më ndryshe, jo komplet ndryshe, mjafton një dëshmi e miratuar nga Këshilli Bashkiak, sa i përket pronës që mund të mos ketë hipotekën për shkaqe që lidhen me 7501, mjafton ajo dëshmi për të bërë marrëveshjen me shtetin, për të marrë lejen e ndërtimit dhe për të filluar investimin. Në momentin kur mbaron investimin, prona është e jotja e hipotekuar. 500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, për agropërpunim, ose për çfarëdolloj zhvillimi tjetër me natyrë rurale që kërkon një investim, po kryesisht për agroturizëm, do të ketë një periudhë 10-vjeçare pa asnjë taksë. I 501 do paguajë taksë. Për ata që kanë vizion dhe kurajo, Shqipëria është vendi ideal për të investuar se të jep mundësinë që pastaj të fitosh shumë me tepër se çfarë mund të fitosh jashtë dhe duke punuar për të tjerët”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, deklaroi se po shqyrtojnë një opsion që do t’u jepte mundësinë strukturave hoteliere që të pranojnë një paradeklarim me marrëveshje 65 përqind nëse nuk duan të kenë kontrolle gjatë pikut të sezonit.
Kreu i qeverisë iu përmendi atyre hilet që bëjnë me mosdeklarimin e saktë për shtretërve, dhe tha se nëse nuk e pranojnë një opsion të tillë që po diskutojnë, atëherë do të përballen me masa të ashpra ndëshkuese.
"Duke bërë ekspertim me ekspertizë ndërkombëtare kemi vendosur që të japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje që në periudhën e pikut, të paguajnë 65 për qind, nëse nuk duan asnjë kontroll. Besoj është shumë e ulët në raport me të vërtetën. Duam ta fillojmë me këtë, dhe kush paguan 65 për qind të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll.
Por ka pas edhe 30 për qind të periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar mundësinë që të mbahen minimumet e stafeve kështu që ata që e pranojnë marrëveshjen nuk do të kenë kontroll nga tatimet. Paguajnë 65 dhe 30. Është bërë konsultim me operatorë. Janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe për të mos krijuar shqetësime te biznesi juaj, por edhe për të filluar formalizim gradual, ky është një opsion që mund ta zgjidhni ose jo, atëherë do të përballeni me kontrollet që do të kenë shumë më të ashpra.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se me hyrjen në BE, vlera e pronave do të rritet dyfish. Kreu i qeverisë iu kërkoi sipërmarrësve të rinj që të investojnë, pasi siç u shpreh ai, me hyrjen në union, interesi i të huajve do të jetë më i shtuar në Sarandë, dhe se do të duket si një ‘qytet’ i ri që i shtohet vendit.
“Për këtë dhe për më shumë se kaq, kini parasysh se fondi i financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që u vu në dispozicion, 250 milionë euro, që është funksional nga BSH me 70 për qind garanci për kolateralin nga ana e qeverisë dhe me interes nën 3 për qind, është në dispozicion për të bërë të tilla investime sepse besoj se është ende mundësia. Në momenti që hymë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi dyfish menjëherë siç ka treguar historia e të gjitha vendeve që kanë hyrë. Kur Kroacia hyri në BE, një muaj pas gjithçka kërceu dyfish se prona e patundshme bëhet objekt interesi. Nuk është më interes thjesht i popullatës që banon këtu. Njësoj si një qytet i ri t’i shtohet Shqipërisë dhe të ketë potencialet që ka Shqipëria. Parafytyroni se çfarë interesi do të kishte që edhe pse dyfishohen janë më lirë sesa vendet e zhvilluara të BE. Kështu që çfarëdo investimi të bëni sot, pas disa vitesh do t’u kthehet në mirësi. Do t’iu inkurajoja ta bënit këtë gjë. Tjetra që kemi diskutuar është edhe rritja e gamës së aktiviteteve që zhvillohen gjatë sezonit që Olti ka filluar t’i diversifikojë dhe organizojë më shumë aktivitete dhe krijojë më shumë arsye për të vizituar. Besoj se ka shumë mundësi për aktivitete të reja kulturore.”, u shpreh Rama.
Komente


Mbajani mend fytyren ketij ne 11 maj, NR5 ne fleten e votimit , para se te votoni. Kujtohuni qe do te vazhdoje tju rrjepi edhe me keq, Kur ky guxon 2 muaj para zhjedhjeve te kercenoje bizneset dhe qytetaret, imagjinoni se cfare pushteti do ti jepni ne dore ketij perbindeshi kur ky sillet gjith arrogance ndaj jush vetem 2 muaj para zgjedhjeve.
PërgjigjuSatelitet qe paguajme cdo dite c'u bene or teeeejjjjj
PërgjigjuPo parkim do kete saranda apo mire te vine me kembe
Përgjigju