Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit në Sarandë, u ndal edhe te problematika me hapësirat dhe çmimet e larta në Ksamil. Kreu i qeverisë kritikoi bizneset teksa tha se tashmë kanë ngelur t’i vendosin shezllonget në ujë dhe t’i rrisin çmimet e tyre në 1 mijë euro.
“Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni. Ky ka një problem, është si shqiponjë me dy koka, njërën në administratën e Sarandës dhe njërën në hotelin e mamasë në Qerret. Sheh edhe këtej, edhe andej. Ky i kupton më mirë se kushdo ne nga ata që janë në industri, iu di hallet edhe hilet, edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin. Ka edhe një të vërtetë tjetër që gjithsesi duhet bërë një kompromos pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezllonget. Ma ha mendja se aty po të futesh me familje, në fund të 15 ditëshit, mos të dalësh me familje tjetër. Aty duhet bërë edhe një gjykatë për divorce në kohë reale se u ndava me këtë, dhe u bashkove me atë. Aty nuk e di se si, jam i bindur se me atë plazh që ka Ksamili. Po ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil, i bindur se mund të ketë shumë shtatzanira. I gjithë Ksamili është si një krevat i madh”, u shpreh Rama.
![]()
Lajmi kryesor:
Rama: Kontrolle bizneseve me AI! Hile me shtretërit, 65% parapagim nëse s’doni masa të ashpra! Ndalimi i prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, absurditet (VIDEO)
Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com

