“Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për "Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.
Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t'i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen. Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.
Policia e Shtetit garanton të drejtën e protestës, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë. Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës” mbyllet deklarata. Më shumë se 15 persona që protestuan para parlamentit ditën e zgjedhjes së Kryeprokurores së re janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar ditët e fundit të vitit.
Mes të ndaluarve ishte edhe ish-shefi i FNSH Osman Levanaku. Lulzim Basha dhe eksponentë të tjerë të PD dënuan ndalimet, ndërsa akuzuan kryeministrin Edi Rama si frikacak.
d.b/shqiptarja.com








