Ndalimi i qarkullimit për automjetet me targa shqiptare në Itali për personat e pajisur me leje qëndrimi

Ndalimi i qarkullimit për automjetet me targa shqiptare në Itali për personat e pajisur me leje qëndrimi

Ne datë 4 dhjetor 2018 në kodin rrugor italian kanë hyrë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme për sa u përket automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë në territorin e shtetit. Këto shtrëngime u bënë të nevojshme sepse përpara hyrjes në fuqi të dekretit “Sicurezza” ndodhte shpesh që automjetet me targa të huaja, duke përfituar nga një boshllëk ligjor, te mos shlyenin gjobat apo detyrimet e tjera ndaj shtetit italian.  Ndryshimet e kodit nuk mund të linin indiferentë të gjithë ata shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi në Itali, të cilët sidomos për motive ekonomike, kanë përdorur në vitet e fundit automjete me targa shqiptare.

Që në ditët e para azhornimeve autoritetet italiane kanë vënë gjoba të shumta dhe kanë sekuestruar automjetet që nuk janë konform parashikimeve të reja. Sigurisht nuk kanë munguar protestat e automobilistëve, sidomos ato të komunitetit rumun. 

Neni 93 i Kodit Rrugor i azhornuar parashikon që u ndalohet qarkullimi me automjete me targa të huaja automobilistëve me vendbanim prej më shumë se 60 ditësh në territorin italian.
Në rast moszbatimi te këtij neni aplikohet menjëherë gjoba prej gati 700 € dhe sekuestrimi i mjetit. Të interesuarit kanë afat 180 ditë për të përfunduar proçedurën e ndryshimit të targave dhe rregjistrimin në Itali të mjetit, në rast të kundërt ky i fundit konfiskohet

Aplikimet e shumta për përshtatjen me rregullat e reja kanë krijuar vështirësi në zyrat e rregjistrimit në të gjithë Italinë e në vecanti në zyrat e kryeqytetit. Në një udhëzues të Ministrisë së Trasportit, dërguar gjithë drejtorive në datë 25 janar 2019, janë sqaruar proçedurat konkrete që duhet të ndiqen për zbatimin e ligjit. 

Mundësitë për pronarët e automjeteve janë dy. Së pari, mund të bëhet nacionalizimi e rregjistrimi në Itali i automjetit si dhe njoftimi i autoriteteve të vendit të origjinës e, nëse kërkohet, dorëzimi këtyre të fundit i lejes së qarkullimit. 

Mundësia e dytë është të bëhet një kërkesë për leje qarkullimi të përkohshme në mënyrë që mjeti të kthehet në vendin e origjinës.

Dhe pse u bënë tashmë 4 muaj që këto ndryshime kanë hyrë në fuqi, ndodh shpesh që qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi në Itali të përpiqen të hyjnë në territorin italian me automjete me targa shqiptare, duke shpresuar që ti “shpëtojnë” gjobës dhe sekuestrimit të mjetit. Por tashmë një zgjidhje e tillë është e parealizueshme. Autoritetet e kufirit dhe të policise po vënë në zbatim rregullat e reja në mënyrë rigoroze dhe zyrat e rregjistrimit po u nisin omologeve te tyre jashtë vendit të gjitha targat që janë në kundërshtim me ligjin. Pronarët e automjeteve që ndodhen në këto kushte duhet te bëjnë kerkesën për rregjistrimin e tyre në Itali sa më shpejtë që të jetë e mundur.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 29/03/2019 20:50

    Bajgëria eshte në zenit sepse baj ga nga ballkani kerkojnë të jetojne në Itali por detyrimeve ndaj shtetit italian duan ti shpëtojnë. Dmth baj ga ballkani kerkojnë ta kthejnë Italinë në ballkan baj gë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja