Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, Pogaçi për Report Tv: Procesi nisi me mangësi! Të sqarohet me urgjencë përdorimi i qeseve për fruta-perimet

Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe ka shkaktuar reagime tek tregtarët dhe konsumatorët. Që prej ditës së djeshme duhet të hiqeshin nga qarkullimi qeset plastike një përdorimshe dhe të përdoreshin vetëm ato me trashësi mbi 70 mikro, të cilat do u kushtojnë më shumë qytetarëve.

Drejtoresha ekzekutive e Bashkimit Tregtar, Mira Pogaçi foli për Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin And Kapxhiu duke thënë se procesi nisi me mangësi pasi vendimi i Këshillit të Ministrave për karakteristikat dhe përmasat e qeseve plastike u bënë publike një ditë para se të hynte në fuqi.

“Procesi ka nisur me një mangësi pasi VKM që përcakton karakteristikat dhe përmasat e qeseve janë bërë zyrtare vetëm me 31 maj kur është publikuar në fletore zyrtare. Kjo ka bërë që jo të gjithë të jenë gati për të shërbyer këto qese, në Shqipëri nuk është e shtrirë në të gjithë territorin zbatimi i kësaj kërkese dhe duke qenë se VKM u publikua një ditë para se të hynte në fuqi, ia bënte të vështirë prodhuesve që t’i shpërndanin në të gjithë territorin. 30 kompani prodhojnë qese plastike”, tha Pogaçi.

Një tjetër problematike që kërkon të sqarohet me urgjencë është dogana, lejimi i qeseve për produktet në banak si perimet e frutat si dhe normat europiane.

“Në dyqane kemi produkte banaku, fruta e perime që nuk shkojnë me qese plastike por me paketime të tjera plastikë që i dihet origjina. Këto çështje  i kërkojmë me urgjencë të sqarohen. Të sqarohet pjesa e doganës, lejimit të tjerave pra produkteve në banak dhe pjesa e materialeve që mund të lejohen në kuadër të normativave europiane. Koston e qeses plastike e mban konsumatori dhe faturohet në kasë sikurse produktet e tjera”, tha Pogaçi.

Sa i përket çmimit të qeseve plastike që po shqetësojnë konsumatorët, Pogaçi tha se bizneset nuk duhet të gjobiten për të paktën një muaj sepse duhet të furnizohet e gjithë Shqipëria. Gjoba e parashikuar për shkelësit e këtij ligji për qeset plastike arrin në 1.5 milionë lekë.

“Formati i kontaktet me inspektoratet është me dyqanet shitëse prandaj kjo masë e gjerë që masa të shtrihet tek prodhuesit. Ajo që më ka bërë përshtypje është se dje kam parë që në dyqane të vogla ende përdoret qesja e vogël dhe ofrohet falas. Kjo prodhon 2 lloj aktorësh në treg, pra ka aktorë që i përgjigjen ligjit me çmim të lartë, markete që ia faturojnë klientit dhe të tjerë që nuk e respektojnë ligjin. Diferenca është shumë e lartë. Prandaj duhet një muaj tranzitore pa gjoba që t’i jepet zgjidhje se nuk është vetëm Tirana, por e gjitha Shqipëria”, u shpreh Pogaçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën