Nga dita e sotme do të fillojnë gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe. Në 1 qershor Shqipëria i tha ‘Jo’ përdorimit të qeseve plastike dhe hyri në fuqi vendimi për të ndaluar shitjen në çdo njësi tregtare të qeseve njëpërdorimshe dhe do të përdoren vetëm ato qese që kanë trashësi mbi 70 mikron.
Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një mënyrë për të mbrojtur Shqipërinë dhe fëmijët nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike. Personat që prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobiten me 500 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje vlera do të jetë 1.500.000 lekë dhe me sekuestrim të gjithë sasisë së qeseve plastike të ndaluara. Në rast se e përsërisin, bizneseve u hiqet licensa.
Por kur nisi puna për të hequr qeset një përdorimshe?
Nisma ligjore u prezantua për herë të parë në vitin 2019 nga ministri i atëhershëm i mjedisit Blendi Klosi por që u shty prej pandemisë dhe kundërshtisë së bizneseve që prodhojnë dhe importojnë qese.
Qëllimi është ulja e ndotjes së lartë të mjedisit, kryesisht të lumenjve e deteve, me plastikë që nuk riciklohet. Në Shqipëri përdoren mesatarisht rreth 3,2 miliardë qese në vit ose 26.280 ton qese plastike, ndërsa sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit një qytetar përdorte mesatarisht 3 qese njëpërdorimshme në ditë.
Vetëm si pasojë e hedhjes së paligjshme e qeseve njëpërdorimshme, çdo vit shpenzohen 1 5 milionë Euro për pastrimin e mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbi 2 milionë Euro për pastrimin e plazheve.
A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31%
-
Jo
61.8%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 986
Lajme të tjera
-
Sot 68 vjet nga lindja e komandantit legjendar Adem Jashari! Osmani e Konjufca: Çdo 28 nëntor nis nga Prekazi i Jasharëve! Rama: Ngjiti shpirtin në altarin e heronjve
28 Nëntor, 11:24
-
FOTOLAJM/ Festa e Flamurit bashkon Ramën e Kurtin, të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Vlorë
28 Nëntor, 11:06
-
VIDEO/ Rreth Gjirokastrës, qytetit të gurtë që të mbërthen me magjinë e vet! 18 vjet në UNESCO
27 Nëntor, 18:25
-
Roland Qafoku: Përse Federata e Opozitës është e destinuar të dështojë
27 Nëntor, 17:45
-
Rama: Bonusi për pensionistët shpërndahet këto ditë! Aeroporti i Vlorës përfundon brenda 2024! 21 Janari krim shtetëror, të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit
27 Nëntor, 16:22
-
Në 25 vjetorin e Kushtetutës, Berisha akuza drejtësisë! Sulmon kryetaren e GJK: Fjalor i zhvejkut, politizimi i gjyqësorit po i çjerr maskën reformës së re
27 Nëntor, 15:29
-
Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës: Në Shqipëri do të ngrihet një akademi për fushën e aviacionit
27 Nëntor, 15:24
-
Rama për Këshillin e Atlantikut: BE më e afërt me Ballkanin, por anëtarësimi i Shqipërisë do kërkojë kohë! Njohja e Kosovës, çështja më e madhe në rajon
27 Nëntor, 15:12
-
'Peizazh mahnitës i rrugës Leskovik-Ersekë', Rama: Ky vit solli shumë turistë, më tepër akoma tjetri (Video)
26 Nëntor, 17:43
-
Beleri deklaratë nga burgu për Ramën: Po dirigjon drejtësinë në Shqipëri, në prag të seancës së 4 dhjetorit paragjykon vendimmarrjen gjyqtarëve
26 Nëntor, 12:54
-
Sot 4 vite nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 26 nëntorit! 51 shqiptarë humbën jetën dhe 1 mijë të tjerë u plagosën
26 Nëntor, 09:43
-
VIDEO/ 111 vite nga Pavarësia, Rama: Në 28 nëntor Parada Kuq e zi në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
25 Nëntor, 14:24