Nga sot hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qeseve njëpërdorimsheve! Në rast shkelje, bizneset gjobiten me 1.5 milionë lekë

Nga sot hiqen nga qarkullimi qeset plastike një përdorimshe dhe do të përdoren vetëm ato qese që kanë trashësi mbi 70 mikron. Por qeset e trasha, do u kushtojnë më shumë qytetarë.

“Qeset që na lejohet të përdorim, kushtojnë 75 leke të vjetra, tani çfarë t’i themi qytetarëve, të blejnë qese? Nuk pranojnë! Kështu detyrohemi i japim falas", thotë një tregtar në Durrës. 

Qeset e trasha që mbeten në përdorim janë të riciklueshme, mbajnë deri në 10 kilogramë dhe mund të përdoren disa herë. Report Tv kreu një vëzhgim për të parë nëse ligji për menaxhimin e mbetjeve plastike, po gjen apo jo zbatim në ditën e parë të hyrjes së tij në fuqi.

"Kam mall stok. Do i jap edhe qeset e holla", shprehet një tjetër tregtar. 

Në këtë rast, nëse forca ndëshkuese e ligjit do të veprojë që ditën e parë, një biznes që vijon t’i përdorë qeset njëpërdorimshme, gjobitet nga 500 mijë lekë deri në 1.5 milionë lekë të reja.

Qytetarët i gjejmë të ndarë në qëndrim.

"Disa i duan, disa nuk i duan, duhet të ketë canta në treg."

Edhe në Vlorë halli i tregtarëve janë qeset stok. Në Fier, tregtarët i shohin jo të përshtatshme çantat e kartonit apo ato prej leckë, për disa produkte të veçanta.

"Ku t’ia hedh ullinjtë"

Edhe qytetarët durrsakë u gjetën të papërgatitur nga ky vendim.

"Ka shumë klient që vijmë pa trajse, ku t’i vendosin produktet? Ose do u themi të ikin, ose do ua japim produktet në qese. Nuk kemi çfarë të bëjmë, nuk jemi ende gati për vendime të tilla”, tha një tregtar.

Por kur nisi puna për të hequr qeset një përdorimshe?
Nisma ligjore u prezantua për herë të parë në vitin 2019 nga ministri i atëhershëm i mjedisit Blendi Klosi por që u shty prej pandemisë dhe kundërshtisë së  bizneseve që prodhojnë dhe importojnë qese.

Qëllimi është ulja e ndotjes së lartë të mjedisit, kryesisht të lumenjve e deteve, me plastikë që nuk riciklohet.  Në Shqipëri përdoren mesatarisht rreth 3,2 miliardë qese në vit ose 26.280 ton qese plastike, ndërsa sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit një qytetar përdorte mesatarisht 3 qese njëpërdorimshme në ditë.

Vetëm si pasojë e hedhjes së paligjshme e qeseve njëpërdorimshme, çdo vit shpenzohen 1 5 milionë Euro për pastrimin e mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbi 2 milionë Euro për pastrimin e plazheve.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 01/06/2022 13:14

    Kjo eshte gabim,,,,supermarket etc dje shisnin qeset me 1000 leke oopa....

    Përgjigju
  • gert: 01/06/2022 11:54

    perdoren vetem qese te holla fare nga ato qe perdor kryeministri per kokaine

    Përgjigju
    • Besnik: 01/06/2022 13:13

      Sa koment i zgjuar. Më mahnit zgjuarsia juaj, vërtetë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja