Me anë të një reagimi në X, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kompanisë kineze Tik Tok duke theksuar edhe një herë vendimin e Shqipërisë për të ndaluar TikTok-un për një vit, duke argumentuar se ky nuk është një hap i nxituar, por një përgjigje e arsyeshme ndaj shqetësimeve të prindërve dhe komunitetit edukativ për ndikimin negativ të kësaj platforme mbi fëmijët dhe adoleshentët.
Rama thekson se Shqipëria, si një vend demokratik, ka marrë këtë vendim duke u bazuar në kërkesat e shumicës së prindërve, të cilët shprehin shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre në këtë platformë.
Në fund, Rama shton se Shqipëria nuk ka pse jep sqarime për TikTok, por ka bërë një vendim të qartë: ose TikTok duhet të mbrojë fëmijët shqiptarë, ose Shqipëria do të ndërmarrë masat për t’i mbrojtur ata nga kjo platformë.
Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në X:
Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.
Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë:
Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.
Po duhet t'i mbyllni te gjitha rrjetet socjale se po shkaterroi familje dhe femije dhe gratë po ndahen nga burrat per dashnoret dhe femit vriten me njeri tjetrin po te i shte Enveri gjall do i shin qe te gjith ne pun dhe femit do kishin nje e dukat tjeter dhe do i shin me te lumtur me njeri tjetrin i bej thirrje e di Rames ti fshi te gjitha rrjetet socjale fb mesenxheri dhe snapin dhe vaber dhe om dhe cfar ka te bej me njerzimin ky lloji telefonash jju lutem Edi Rama fshi te gjitha aplikacionet qe kam te bejn per jeten e njerëzimit ju lutem te jemi nje kombi i sukseshëm per njeri tjetrin jo te vemi ne varreza para kohe te cojm femit qe jan ne lule te Trinisë ju lutem sa me shpejt hiqi se nuk po mbahet me ky kombe ne ke te vende coi hrrat dhe burrat dhe vajzat dhe cunat ne pun dhe do ndryshoi njerzimi Edi Rama te bej thirrje si kur te i sha motra jote te lutem hapi pun Trinisë dhe grave dhe burrave qe vriten dhe vjedhin vrasin gratë dhe gratë vrasin femit se e kam mendjen te tik toku te snap te fb dhe ne mesenxher dhe ne vaber dhe te om i kanë po vrasin foshnjet e vogla ca i len ne per kosha ca i mbytin ca i fusin ne valixhe o zot na mbron nga ke to fatalet Amin ?? edi hiqi sa me shpejt te gjitha ke to te lutem Shqiperia nuk behet ke shtu me te vrarë njeri tjetrin te lutem jepni pun te gjithve gra dhe burrave dhe djemve vajzave te lutem hiqi te gjitha aplikacionet te lutem dhe do t'a shikosh si do behet Shqiperia me ne
PërgjigjuShumë të drejtë ke moj motër...Mjafton telefonata zanore në telefon,për t'u marrë vesh me njëri tjetrin..Firma japoneze që ka shpikur adresën e internetit dhe ndaloi prodhimin e telefonit inteligjent me kamer në vitin 2002 paska pasur të drejtë absolute kur ka thënë se me këtë teknologji ne po shkatërrojmë njerëzimin...
Tē lumt Edi Rama puno pēr Shqiprin. Me nderime e me respekt Kasap Rexhep Bule Leka.
PërgjigjuTe lumte zotri Rama duhet e gjith bota te mehr shembull nga ju edhe nje Herr te lumte.
PërgjigjuKurit ja hodhem halleve tani.
Nese mendon se problemeve mes adoleshenteve e te rinjve do ju vije fundi pas kesaj,atehere do te jesh per nje zgjim te keq,s.d.q.mbaje mend kete justifikim qe u dhe kinezeve kur te te hedhin ne gjyq nderkombetar,megjithese nuk besoj t'a bejne sepse juve per nga sjellja jeni si Xi Jinping-u i tyre.
Përgjigjupo tani qe e do vete Trump tiktokun, do zbythet... se kone te botes jane bere
PërgjigjuBravo edi rama.. Ke mar vendimin e duhur.. Esht degjeneruar fare rinia ne shqiperi.. Tet shan tjetri me liber familje vetem per pak fame.. Esht turp e esht gjynaf qe perfunduam kaq posht
PërgjigjuNuk është tik toku shkakui problemeve në shkolla,por politikat e partisë Përgjegjësia është e drejtorit të partisë së shkollës dhe e mësuesit kujdestar që nuk interesohen për nxënësit si dhe politikat arsimore që nuk përcaktohen përgjegjsitë egjithsejcilit nga ministria te mësuesit dhe rojet e sigurisë
PërgjigjuO partizano po ata prinderit i harrove. App vetem i bejne kalamajte dhe pastaj duhet tjua rrise shkolla. Ne shkolle nuk luher TikTok. Ne shtepi rrine gjithe diten ne TikTok Snapchat etc
Asnje shtet ne planet nuk e ka mbyll totalisht tik toku....asnje...vetem rasti yne si fanar ndricues I gjith planetit
PërgjigjuO Dardan lexo pak me shume se te ben mire. India ka qe ne 2020 qe e ka bllokuar
Kush vendos nè Shqipèri,,,shqiptarèt? Noc Rrokun,,kanè shqiptarèt,,dhe çelèsat e kashtès. Edhe kur shqiptarèt japin 1 milionè vota pèr shtet ligjor, kundèr vjedhjes sè Ilir Metès,,vjen i biri i Kristaqit dhe na e bèn Liken president. Pèr çfarè e bèri? PÈR PUSHTET,,,QÈ TÈ TIJÈT TÈ ZHVASIN SHQIPTARÈT DHE KY TÈ LUAJ BAJRAKTARIN. I di njerèzit leshko ky i dèshtuar,,,kujton se flet me çingijet qè ka mbledhur pèrreth dhe e quajnè Skènderbe.
PërgjigjuMbyll Big Brother nëse do të shpëtosh të miturit
PërgjigjuJa që Nuk e mbyll dot. Qeni që leh nuk kafshon. E ke propagandë për popullin
PërgjigjuShqiptaret vendosin me vote dhe quhet referendum o lider suprem... jo me deshirat e tua
PërgjigjuBraçe do variantin Maocedung hahaga
PërgjigjuVrasja ndodhi nga nje zenke qe filloj ne Snapchat, pse nuk e mbyllin kete te fundit? Thjesht sepse eshte amerikane dhe nuk munden. Populizem populizem populizem
PërgjigjuTe gjitha nje hale jane.. Edhe X qe poston Rama eshte njesoj me tik tok sic eshte Facebook dhe Instagram. Thjesht me ta nuk mundet dhe ben si mbrojts i femijve dhe rinise.